Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

7 Gjëra që Bibla Thotë për PrindëriminShembull

7 Things The Bible Says About Parenting

DITA 5 NGA 7

Ne të gjithë duam fëmijë të sjellshëm, apo jo? Ndonjëherë, ajo që ne duam të themi me këtë është që ne duam që fëmijët tanë të duken të sjellshëm me të tjerët. Kjo mund të nënkuptojë asnjë sjellje me shpërthim inati, ose mund të nënkuptojë të thuash “të lutem” dhe “faleminderit” atëherë kur duhet. Tani që fëmijët e mi janë duke u rritur, kam filluar të pyes veten nëse puna që kam bërë që ata të shkëlqejnë nga jashtë është duke i bërë ata më të mirë në brendësi.

Në më pak se dy vite, vajza ime më e madhe do të shkojë në Universitet. E urrej ta pranoj, por nuk do të jem më atje për t'u siguruar që ajo është duke bërë gjithçka siç duhet. Prandaj, po bëj gjithçka që mundem tani për t’u siguruar që ajo të dëgjojë zërin tim në kokën e saj edhe më vonë, gjatë atyre kohërave kur ajo do jetë duke u përpjekur të bëjë gjënë e duhur. Më mirë akoma, po nëse ajo dëgjon zërin e Zotit? Sepse Ai do të jetë gjithmonë i pranishëm—edhe kur unë nuk mund të jem.

Mënyra më e mirë për t'u siguruar që fëmijët tanë të njohin zërin e Zotit është t'u mësojmë atyre Fjalën e Tij, por thjesht duke ua recituar atyre - ose edhe duke ua mësuar atyre ta recitojnë atë - nuk do të jetë e mjaftueshme. Nëse dëshiron të shohësh fëmijët e tu të transformuar nga fuqia e Fjalës së Zotit, atëherë ata duhet ta shohin atë duke punuar tekti - duke ndikuar në të vërtetë në rrjedhën e jetës tënde dhe vendimet që merr çdo ditë. Fol për të kur je në tryezë. Në makinë. Rastësisht në biseda me të tjerët. Ndihmo fëmijët e tu të shikojnë qartë se si Zëri dhe Fjala e Zotit ndikojnë në çdo fushë të jetës tënde

Në të njëjtën kohë, ndihmo fëmijët e tu të përjetojnë Biblën për veten e tyre duke marrë rolin e trajnerit. Është e rëndësishme që ata të mësojnë të lexojnë Biblën dhe të dëgjojnë vetë Frymën e Shenjtë. Ndihmoji ata të zgjedhin një Plan të Biblës, dhe pastaj ndiqi me pyetje. Këtu janë disa sugjerime të gjërave që mund të thuash për të filluar bisedën:

  • Cila është gjëja më e mirë që ke lexuar në Bibël këtë javë?
  • A ke lexuar ndonjë gjë që nuk e ke kuptuar?
  • A ka ndonjë gjë që ke lexuar që do të dish më shumë?
  • Çfarë po të tregon Zoti përmes asaj që po lexon?
  • Çfarë është një gjë që mund të ndryshosh në jetën tënde si rezultat i asaj që ke lexuar?

Si prindër, ne jemi duke punuar së bashku me Frymën e Shenjtë për t’i mësuar fëmijëve tanë rreth Perëndisë dhe mbretërisë së Tij. Besoji Atij për të përfunduar transformimin e tyre të brendshëm. Ai i do ata më shumë se ne.

Michael Martin

YouVersion Web Developer

Shkrimet e Shenjta

Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

7 Things The Bible Says About Parenting

Rritja e fëmijëve është e vështirë, madje edhe në rrethanat më të mira. Në këtë devocion shtatë ditor paraqesim disa prindër realë – të cilët rastisin të jenë pjesë e stafit YouVersion – që ndajnë se si i zbatojnë parimet nga Fjala e Perëndisë në këtë aspekt të rëndësishëm të jetës së tyre. Devocioni i çdo dite përfshin një imazh me Varg Biblik, që mund ta përdorësh për të ndarë me të tjerët udhëtimin tënd.

More

Dëshirojmë të falënderojmë YouVersion që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: http://www.bible.com/reading-plans