7 Gjëra që Bibla Thotë për PrindëriminShembull
E kemi varur këtë varg në dhomën e djalit tonë para se ta sillnim atë në shtëpi për herë të parë nga spitali, dhe e shohim atë çdo natë kur e çojmë djalin në dhomë. Është një kujtim i rëndësishëm për thirrjen dhe përgjegjësinë që Zoti ka vendosur tek ne si prindërit e tij.
Si prindër kemi përgjegjësinë kryesore të ndërtimit të bazës së besimit për fëmijët tanë. Na pëlqen apo jo, jemi duke pikturuar çdo ditë një pikturë besimi për fëmijët tanë. Çdo fjalë, çdo veprim dhe çdo reagim është një lëvizje e penelit. Pikturimi i një pikture të përkryer mund të duket i frikshëm të jetohet në jetën e përditshme të punës prindërore. Qoftë nëse je në mes të netëve pa gjumë me një foshnje, duke i mbijetuar sfidave të mësimit të oturakut, menaxhimit të detyrave të shtëpisë dhe aktiviteteve shkollore, ose duke i mësuar si të ndezi makinën, të qenit prind është një punë e vështirë. Duhet të kujtojmë se Zoti nuk pret që ta bëjmë këtë me forcat tona. Ai i do fëmijët tanë më shumë se sa ne mund t’i duam ata ndonjëherë!
Këtu janë dy mënyra të thjeshta për t’i drejtuar fëmijët e tu te Zoti.
1.Lutu me dhe për fëmijët e tu. Çdo ditë. Për të ndërtuar një themel të besimit për fëmijët e tu, lutja e qëndrueshme është thelbësore. Lutu me dhe për fëmijët e tu. Çdo ditë. Mos ndalo kurrë së luturi për fëmijët e tu. Mos lejo që rrethanat e tyre të tanishme të errësojnë fuqinë e Zotit tonë. Edhe nëse fëmija yt po largohet nga Perëndia, Ai është gjithmonë vetëm një lutje larg tyre. Lutja mund të ndryshojë gjithçka.
2. Mos e bëj vetëm. Thuhet se të rritur një fëmijë, të duhet një fshat i tërë. Ti ke nevojë për njerëz të tjerë në jetë për të të ndihmuar t’i drejtosh fëmijët e tu në drejtimin e duhur. Ndiq aktivitetet e kishës si familje. Shërbe në kishë si familje. Bashkohu me një grup të vogël të mbushur me njerëz te të cilët mund të mbështetesh gjatë shtegut të punës prindërore. Ne kemi nevojë të gjithë për komunitet dhe është e rëndësishme për ty dhe fëmijët e tu që të kenë marrëdhënie të forta që lidhen me besimin.
Nuk është kurrë tepër vonë për të filluar investimin në besimin e fëmijëve të tu. Gjithashtu nuk është asnjëherë tepër herët për të filluar. Cakto trajektoren e besimit për fëmijët e tu dhe fillo t'i drejtosh ata drejt Zotit tani.
Todd Dobberstein
Menaxher i Produkteve YouVersion
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Rritja e fëmijëve është e vështirë, madje edhe në rrethanat më të mira. Në këtë devocion shtatë ditor paraqesim disa prindër realë – të cilët rastisin të jenë pjesë e stafit YouVersion – që ndajnë se si i zbatojnë parimet nga Fjala e Perëndisë në këtë aspekt të rëndësishëm të jetës së tyre. Devocioni i çdo dite përfshin një imazh me Varg Biblik, që mund ta përdorësh për të ndarë me të tjerët udhëtimin tënd.
More