7 Gjëra që Bibla Thotë për PrindëriminShembull
Ishte qershori i vitit 2010 dhe bashkë me gruan ishim gati të kishim fëmijën tonë të parë. Ishim duke ngrënë darkë me tim atë, prandaj vendosa t’a pyes për pak mençuri. I kërkova babait të më jepte këshillën më të mirë për punën prindërore që ai kishte nga dekadat e tij si prind.
Ai u mendua pak dhe pastaj më dha një shembull, që kurrë nuk do ta harroj. Babai më tha se puna prindërore ishte si një peshore—jo si ajo që peshon veten, por si peshorja që është simbol i drejtësisë. Nga njëra anë ke dashurinë; nga ana tjetër ke disiplinën. Të përdorësh vetëm njërën anë shumë shpesh pa tjetrën është i dëmshëm për fëmijën tënd.
Babai vazhdoi të shpjegonte se sa më shumë dashuri t'i tregosh fëmijës tënd, aq më shumë do të pranojë disiplinën tënde. Dhe, kur zbaton më shumë disiplinë për ta, ti gjithashtu duhet t'u tregosh atyre se sa shumë i do. Tepër dashuri pa disiplinë mund ta llastojë një fëmijë, dhe tepër disiplinë pa dashuri mund ta dëmtojë një fëmijë nga ana emocionale dhe t'i largojë ata.
Që nga ajo natë, kam menduar shpesh për lidhjen midis korrigjimit dhe dashurisë. Unë besoj se prindërit shpesh ndihen keq kur i disiplinojnë fëmijët e tyre. Sigurisht që nuk është diçka e bukur për t’u bërë. Është e vështirë, por është e mirë. Pra, inkurajimi im për ty është që të zbatosh nivelin e përshtatshëm të disiplinës te fëmijët e tu, që ata ta dinë se i do dhe kujdesesh për ta.
Ashtu siç i duam ne fëmijët tanë dhe kemi nevojë t'i disiplinojmë, Ati ynë qiellor i do fëmijët e Tij dhe do t'i disiplinojë ata. Nëse e ke pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin tënd, atëherë Zoti është Ati yt. Ti je birësuar në familjen e Tij.
Brad Belyeu
Inxhinier në YouVersion
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Rritja e fëmijëve është e vështirë, madje edhe në rrethanat më të mira. Në këtë devocion shtatë ditor paraqesim disa prindër realë – të cilët rastisin të jenë pjesë e stafit YouVersion – që ndajnë se si i zbatojnë parimet nga Fjala e Perëndisë në këtë aspekt të rëndësishëm të jetës së tyre. Devocioni i çdo dite përfshin një imazh me Varg Biblik, që mund ta përdorësh për të ndarë me të tjerët udhëtimin tënd.
More