Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

7 Gjëra që Bibla Thotë për PrindëriminShembull

7 Things The Bible Says About Parenting

DITA 3 NGA 7

Unë jam më e vogla prej dy vajzave në familjen time, kështu që fëmijëria ime ishte e mbushur me kukulla që pinin çaj në festa, duke gatuar në kuzhinën tonë të lojërave dhe duke luajtur me veshjet—të gjitha aktivitete të qeta, të sjellshme dhe të sigurta. Tani, si një nënë me dy djem nën moshën pesë vjeçare, shtëpia ime nuk duket dhe nuk tingëllon fare si fëmijëria ime. Lutja për fëmijët e mi është bërë pjesë e domosdoshme e udhëtimit tim si nënë, kryesisht për shkak të djemve të mi plot energji. Ashtu sikurse vjehrra ime më paralajmëroi për jetën me djem, që me shumë mundësi do të njihja infermierët e urgjencës në emër!

Nuk mendoj se do të kisha imagjinuar ndonjëherë se në pak vite në këtë aventurë, do të kisha parë tashmë rënien e më të madhit me fytyrë (që në fund na çoi në mbushjen e një dhëmbi të dëmtuar në rrënjë) dhe pastaj, vetëm një vit më vonë, ra me kokë (duke rezultuar me tre të qepura). Gjithashtu nuk mund ta kisha imagjinuar që fëmija im 10-muajsh do t’i nënshtrohej operacionit për një gjendje me të cilën kishte lindur. Çdo situatë ka qenë tërësisht jashtë kontrollit tim. Nuk kishte asgjë që unë mund të kisha bërë për të parandaluar që ndonjë nga ato gjëra të ndodhnin—kjo gjë më bëri të kuptoj dhe më çoi në gjunjë në lutje për fëmijët e mi.

Si prind, fëmijët tanë janë dhuratë nga Zoti për t’i siguruar, për t’i mbrojtur, për t’i treguar dashurinë dhe hirin e Jezusit dhe për t'i përgatitur për udhëtimin e tyre përmes jetës. As rrethanat e tyre të përditshme, as rrjedha e përgjithshme e jetës së tyre nuk janë gjëra që mund të vendosim—ose të kemi ndonjë kontroll mbi to. Dhe atëherë çfarë na mbetet ne si prindër për të bërë në fund të ditës, kur kemi derdhur çdo pikë energjie për të rritur fëmijë të sjellshëm, të respektueshëm dhe që nderojnë Zotin dhe duke u kujdesur që të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt? Ne mund t’i shpiem shqetësimet, dyshimet dhe pritjet tona të paplotësuara te Zoti —me mirënjohje qënuk kemi pse të jemi në kontroll.

Le të mos lodhemi kurrë duke u lutur për fëmijët tanë dhe duke i mbajtur ata me duar të hapura nëpërmjet besimit dhe besimit tek Krijuesi ynë— i cili i do fëmijët tanë më shumë nga se ne mund ti duam ndonjëherë dhe është duke i mbajtur ata në duart e Tij të plotfuqishme

Lisa Grey

Menaxhere e Lokalizimit YouVersion

Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

7 Things The Bible Says About Parenting

Rritja e fëmijëve është e vështirë, madje edhe në rrethanat më të mira. Në këtë devocion shtatë ditor paraqesim disa prindër realë – të cilët rastisin të jenë pjesë e stafit YouVersion – që ndajnë se si i zbatojnë parimet nga Fjala e Perëndisë në këtë aspekt të rëndësishëm të jetës së tyre. Devocioni i çdo dite përfshin një imazh me Varg Biblik, që mund ta përdorësh për të ndarë me të tjerët udhëtimin tënd.

More

Dëshirojmë të falënderojmë YouVersion që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: http://www.bible.com/reading-plans