Eliseu: Rrëfimi i Një Besimi QesharakShembull
Te 2 Mbretërve 2:1-18 shohim që përkushtimi qesharak i Eliseut ndaj Perëndisë ishte i pandërprerë. Përpara se Elia të merrej në Qiell, ai thirret nga Perëndia për të vizituar Bethelin dhe i kërkon Eliseut të qëndrojë mbrapa. Eliseu është kaq i përkushtuar t'i shërbejë Zotit, sa që e refuzon kërkesën e Elias dhe shkon me të në Bethel. Ky nuk ishte një rast i vetëm, pasi Eliseu i shërbeu Perëndisë besnikërisht deri në ditën që vdiq. Ai ishte përkufizimi i pastër i asaj që do të thotë të jesh i përkushtuar plotësisht ndaj Zotit. Sa i përkushtuar je ti ndaj Zotit? A je plotësisht i përkushtuar apo je i përkushtuar vetëm kur është e përshtatshme për ty?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Eliseu është një nga njerëzit më tërheqës që gjenden në fjalën e Perëndisë. Ai ishte një profet, besimi dhe mrekullitë e të cilit duken gati qesharake. Gjatë këtij plani leximi 13 ditor, do të lexosh për jetën e Eliseut dhe do të mësosh nga shembulli i tij, se si mund të duket jeta kur i lë gjërat në dorën e Zotit dhe vendos të jetosh me një besim qesharak.
More
We would like to thank Pastor Craig Groeschel and Life.Church for providing this plan. For more information, please visit: www.Life.Church