Eja Ta AdhurojmëShembull
![Eja Ta Adhurojmë](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F55085%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Çoji Duart Drejt Perëndisë!
A ke menduar ndonjëherë për kuptimin e ngritjes së duarve drejt Perëndisë? Përse e kërkon Ai këtë veprim dhe çfarë simbolizon? Le të hedhim një vështrim në Shkrimin dhe të shohim se çfarë na mëson për këtë akt adhurimi dhe dorëzimi.
Në Psalmin 63, Davidi ndodhet në shkretëtirë, një periudhë të vështirë në jetën e tij. Ai shkruan:
“O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë. Kështu të admirova në shenjtërore, duke soditur forcën tënde dhe lavdinë tënde.”(Psalmet 63:1-2)
A të duket ndonjëherë sikur po kalon në një “shkretëtirë”? Një moment kur ndihesh bosh, i lodhur, apo i zhgënjyer? Fundi i vitit shpesh na sjell këto ndjenja: pritje të parealizuara, javë stresuese, apo pushime që nuk sjellin qetësinë e pritur. Por Davidi, edhe në rrethana të tilla, e kthente fokusin tek Perëndia.
Ai vazhdon:
“Me qenë se mirësia jote vlen më tepër se jeta, buzët e mia do të të lëvdojnë. Kështu do të të bekoj derisa të jetoj dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia.”(Psalmet 63:3-4)
Edhe kur rrethanat nuk ishin të mira, Davidi zgjodhi ta lavdëronte Perëndinë. Ngritja e duarve të tij nuk ishte vetëm një akt fizik, por një deklaratë besimi:“Unë e di që Ti je i mirë, pavarësisht se si ndihem.”
Pse i Ngremë Duart?
Ngritja e duarve në adhurim ka disa kuptime të thella:
- Dorëzim ndaj Perëndisë
Ashtu si një fëmijë ngre duart drejt prindit të tij për mbrojtje dhe siguri, ne ngremë duart duke thënë: “Unë dorëzohem, kam nevojë për Ty.” - Shprehje dashurie dhe oferte për Perëndinë
Shkrimi e përshkruan këtë si një dhuratë për Perëndinë. Ndoshta për ty mund të jetë hera e parë që po ia jep këtë ofertë Atij, dhe mund të ndihesh i sikletosur. Por është një akt që i sjell kënaqësi Atij. - Kërkojmë ndihmë në betejë
Tek Eksodin 17, kur Amalekitët sulmuan Izraelitët, Moisiu ngrinte duart në lutje.
“Kur Moisiu ngrinte dorën e tij, Izraeli fitonte; përkundrazi, kur e ulte dorën, fitonte Amaleku.”(Eksodi 17:11)
Por kur duart e Moisiut u lodhën, Aaroni dhe Huri ia mbajtën duart. Kjo është arsyeja pse adhurimi bashkë me të tjerët ka kaq shumë rëndësi. Si trup i Krishtit, ne mbështesim dhe ngremë njëri-tjetrin.
Ngritja e Duarve: Fitore ose Dorëzim
Njerëzit historikisht kanë ngritur duart për dy arsye: fitore ose dorëzim.
Por në praninë e Perëndisë, këto dyja bashkohen. Në momentin që dorëzohesh tek Ai, në të njëjtën kohë ke fituar.“Kjo betejë nuk është e imja, por e jotja, Perëndi!”
A po përballesh me një “shkretëtirë” në jetën tënde? Eja dhe çoji duart drejt Perëndisë. Jepja Atij gjithçka – gëzimet dhe sfidat e tua. Ai të pret me krahë hapur, gati për të të dhënë fuqinë, paqen dhe fitoren që kërkon. Afrohu te Perëndia dhe Ai do të afrohet tek ty.(Jakobi 4:8)
Lutje: “Perëndi, unë të besoj Ty, pavarësisht se çfarë po ndodh. Unë i ngre duart dhe them, 'Vetë nuk ia dal dot, kam nevojë për Ty.' I ngre duart duke të lavdëruar Ty, sepse e di se kush je Ti. Pavarësisht se çfarë shoh, se çfarë ndjej, se çfarë po ndodh, unë i ngre duart duke shpallur, 'Kjo betejë nuk është e imja, kjo betejë është e jotja.' Shpall me besim, 'Ti do të luftosh për mua, Ti po lufton për mua, Ti je me mua.' Nuk ka gjë që më prek mua, kur jam në mbrojtjen Tënde. Ti je me mua, Ti ke plane për jetën time, Ti më ke sjellë në këtë tokë, qëllimi Yt u bëftë me jetën time. Prandaj ngre duart lart në shenjë fitoreje me Ty.”
Rreth këtij plani
![Eja Ta Adhurojmë](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F55085%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
ja të përgatitemi për një udhëtim të jashtëzakonshëm drejt një adhurimi më të thellë dhe pasionant këtë Krishtlindje! Ky plan i veçantë quhet "Eja Ta Adhurojmë"! Ashtu si dijetarët, që udhëtuan nga larg për të kërkuar Jezusin dhe për ta adhuruar Atë, edhe ne këtë muaj kemi mundësinë të kërkojmë praninë e Tij dhe të përjetojmë një adhurim të sinqertë e të fuqishëm. Kjo Krishtlindje është një thirrje për t’u ndalur, për të kthyer sytë nga qielli dhe për të adhuruar Mbretin e mbretërve.
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: icf.al