Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Eja Ta AdhurojmëShembull

Eja Ta Adhurojmë

DITA 1 NGA 5

Eja të përgatitemi për një udhëtim të jashtëzakonshëm drejt një adhurimi më të thellë dhe pasionant këtë Krishtlindje!
Ky plan i veçantë quhet "Eja Ta Adhurojmë", frymëzuar nga vargu tek Mateu 2:2:

"Ku është mbreti i judenjve, që ka lindur? Sepse pamë yllin e tij në Lindje dhe erdhëm për ta adhuruar."

Ashtu si dijetarët, që udhëtuan nga larg për të kërkuar Jezusin dhe për ta adhuruar Atë, edhe ne këtë muaj kemi mundësinë të kërkojmë praninë e Tij dhe të përjetojmë një adhurim të sinqertë e të fuqishëm. Kjo Krishtlindje është një thirrje për t’u ndalur, për të kthyer sytë nga qielli dhe për të adhuruar Mbretin e mbretërve.

Dijetarët nuk erdhën për të marrë diçka nga Perëndia; ata erdhën vetëm për ta adhuruar Atë. Në këtë frymë, të kujtojmë se ne nuk ekzistojmë që Perëndia të na bëjë të lumtur – por që ne të jetojmë për lavdinë e Tij. Ne jemi krijuar ta lavdërojmë, ta njohim dhe ta nderojmë Atë me gjithë zemrën tonë.

Pse ta adhurojmë?

Adhurimi është shumë më tepër sesa një veprim; është një qëndrim zemre. Nuk është diçka që bëjmë vetëm të dielave, por një mënyrë jetese. Çdo ditë mund të jetë një mundësi për të njohur Perëndinë më shumë dhe për t’i treguar dashurinë tonë në mënyra të ndryshme. Edhe në kohë të vështira, adhurimi na lidh me fuqinë dhe praninë e Tij që transformon gjithçka.

Si ta adhurojmë Perëndinë?

Në këto katër ditët e ardhshme, le të thellohemi në pyetjen: "Si ta adhurojmë Perëndinë?". Gjatë këtij udhëtimi, do të reflektojmë mbi pyetjen më të madhe:"Kush është Jezusi?". Duke lexuar Shkrimet dhe duke medituar mbi jetën dhe misionin e Tij, le ta lejojmë Frymën e Shenjtë që të na ndryshojë, të na pasurojë dhe të na afrojë më shumë me Zotin.

Reflektim për Krishtlindje

Shiko, Krishtlindja është shumë më tepër sesa drita, dhuratat dhe festimet. Është një ftesë për të ndaluar dhe për të kuptuar se sa i madh është Perëndia ynë. Ashtu si dijetarët e lashtë që ndoqën një yll për të takuar Shpëtimtarin, edhe ne mund të ndjekim një rrugëtim frymëror këtë muaj për të takuar Jezusin në një mënyrë të re dhe personale.

Perëndia na fton të:

  • Ta adhurojmë kur gjithçka shkon mirë, por edhe kur jemi në sfida.
  • Ta adhurojmë me gjithë qenien tonë, me gëzim dhe mirënjohje.
  • Ta adhurojmë jo vetëm në kishë, por edhe në përditshmërinë tonë.

Adhurimi fillon kur ndalojmë për të parë madhështinë e Perëndisë, kur hapim zemrën për Të dhe kur ia dorëzojmë jetën tonë Atij.

Ftesa Jonë për Ty?!

Këtë Krishtlindje, kjo është ftesa jonë për ty: Eja Ta Adhurojmë Jezusin! Kërko Atë me një zemër të hapur, një mendje të përulur dhe një shpirt të uritur për më shumë nga prania e Tij. Le të bëjmë Krishtlindjen një festë të adhurimit të pastër dhe të përqendruar te Ai që është Mbret i mbretërve dhe Zot i zotërve.

Bashkohu me ne në këtë udhëtim të adhurimit për këto katër ditët e ardhshme dhe le të përgatitemi që kjo Krishtlindje të jetë më e veçantë se çdo herë tjetër.

Dita 2

Rreth këtij plani

Eja Ta Adhurojmë

ja të përgatitemi për një udhëtim të jashtëzakonshëm drejt një adhurimi më të thellë dhe pasionant këtë Krishtlindje! Ky plan i veçantë quhet "Eja Ta Adhurojmë"! Ashtu si dijetarët, që udhëtuan nga larg për të kërkuar Jezusin dhe për ta adhuruar Atë, edhe ne këtë muaj kemi mundësinë të kërkojmë praninë e Tij dhe të përjetojmë një adhurim të sinqertë e të fuqishëm. Kjo Krishtlindje është një thirrje për t’u ndalur, për të kthyer sytë nga qielli dhe për të adhuruar Mbretin e mbretërve.

More

Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: icf.al