Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Si të Fitoj në Arenën e Madhe?Shembull

Si të Fitoj në Arenën e Madhe?

DITA 5 NGA 5

Si Ta Qetësoj Mendjen e Shqetësuar?

Jeta shkon pas mendimeve--bindjeve më të forta, që është lajm shumë i mirë nëse mendimet janë të mira dhe pozitive. Por është lajm shumë i keq nëse mendimet janë negative dhe toksike, helmuese.

Kemi parë gjëra në lidhje me mendjen nga këndvështrimi Biblik, por edhe shkencor, sepse shkenca analizon atë që Perëndia ka krijuar. Ja të them diçka shkencore te truri jonë. Është një pjesë e vogël që quhet: Amygdala. Është sa një bajame e vogël dhe lidhet me trurin në momente mbijetese, aktivizon panikun. Kur je para momenteve kur truri të thotë ose lufto, ose vrapo, në këto momente është aktivizuar amigdala. Sa herë që je para një rreziku, kjo bajamja e vogël, që është dhuratë nga Perëndia, amigdala, çliron doza të forta adrenaline, që i thonë trurit kujdes, ruhu, rrezik, futja vrapit, bëj diçka.

Tani, Perëndia na e ka vendosur te truri këtë gjë të vogël për të na mbrojtur. POR amigdala nuk është objektive, nuk e analizon nivelin e rrezikut. Ajo është një pjesë e vogël që na mbron dhe që aktivizohet shumë lehtë. Prandaj kësaj pjesës amigdala, i duhet një çikë ndihmë. Perëndia na ka dhënë Pre-Frontal Kortez. Kjo është pjesa logjike e trurit që na ndihmon të arsyetojmë me logjikë. Amigdala shkakton vetëm panik, kurse Pre-Frontal Kortez aktivizon vetëm logjikën.

Gjëra të ndryshme ngacmojnë emocionet, krijojnë shqetësim, tension, frikë dhe pa e kuptuar mendja jote po mendon gjërat më të këqija që mund të ndodhin, dhe 100 mendime negative, situata, kalojnë në mendjen tënde. Gjëra që nuk i kontrollon dot dhe të lodhin kokën.

Prandaj Pali thotë, nga burgu, nga rrethana shumë të vështira, nga burgu i Romës, tek Filipianëve 4:6 'Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.'

Mos u shqetësoni për asgjë. Çfarëdo qoftë ajo gjëja. Nëse është diçka që po të shqetëson ty, atëherë Ati Perëndi e di, Ai do të kujdeset. Çfarë bëjmë? Nuk shqetësohemi por sjellim kërkesat, lutjet, nevojat para Perëndisë me falenderim dhe… Filipianëve 4:7 'Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.'

Paqja e Perëndisë do t’i ruajë të dyja, zemrën + mendjen.

Lutja Është e Fuqishme!
Është pak e çuditshme pse të krishterët e lënë pas dore lutjen dhe nënvlerësohet fuqia e lutjes. Lutja nuk është gjëja e fundit për t’u bërë, por gjëja e parë. Lutja lëviz zemrën e Perëndisë. Lutja gjithashtu lëviz qelizat e trurit tonë.

Por, pse shqetësohemi?
Nëse ti je ndjekës i Jezusit dhe besimi yt është plotësisht te Perendia, pse disa herë mendja jote shqetësohet aq shumë?
Sepse shqetësimi merr peng amigdalën dhe frikërat, paniku rri i aktivizuar dhe na lë zgjuar deri vonë, duke na thënë: Ti duhet ta marrësh në kontroll situatën, duhet të punosh më shumë, sepse situata nuk është mirë. Ti s’ke bërë këtë, duhet të bësh atë… Kurse Shkrimi e thotë ndryshe, mendja jonë po dominohet nga mendime shqetësuese, madje mëkatare. Cili është përkufizimi i shqetësimit?

Shqetësimi = Shpërqendrim nga premtimet dhe fuqia e Perëndisë.

Është mëkat të mos i besosh Fjalës së Perëndisë. Si hyri mëkati i parë në botë? Mos-bindje ndaj Fjalës së Perëndisë.

Natyra mëkatare kontrollon mendjen vs. Fryma kontrollon mendjen

Ja si e përshkruan Apostulli Pa; tek Romakëve 8:5 'Sepse ata që rrojnë sipas mishit e çojnë mendjen në gjërat e mishit, por ata që rrojnë sipas Frymës në gjërat e Frymës.' Kur mendja hutohet nga dëshirat e mishit, ajo do të shkojë pas gjërave që nuk e nderojnë Perëndinë. Por shiko si thuhet tek Romakëve 8:6 'Në fakt mendja e kontrolluar nga mishi prodhon vdekje, por mendja e kontrolluar nga Fryma prodhon jetë dhe paqe.' Prandaj do ia nënshtrojmë çdo mendim Fjalës së Perëndisë. Që do të thotë, do të lëmë Pre-Frontal Kortex, pjesën e logjikës, që t’i thotë Amigdalës, “Boll, mjaft.” Pra…

Nënshtroji mendimet—përballi me Fjalën e Perëndisë.
Po sikur në vend që të shqetësohesh e frikësohesh, të lutesh?

Shkruaje. Mendoje. Rrëfeje. Besoje.
Shkruaje cila është fortesa, mendoje të vërtetën, rrëfeje nëse është mëkat, ajo që po kalon në mendje, nëse është gënjeshtër rrëfeje, besoje të vërtetën. Përsërite derisa ta besosh, krijo rrugë të reja. Bëj një lloj deklarate të tillë: "Jezusi është i pari në jetën time. Unë ekzistoj për t’i shërbyer dhe për ta lavdëruar Atë." Përtërije mendjen. Krijo rrugë të reja, forcoji rrugët e reja.

Nuk e kontrolloj dot se çfarë mund të më ndodhë. Por mund të kontrolloj se ku do të fokusohem.

Nuk do e shpjegoj Perëndinë sipas situatave që sjell jeta. Por do i shpjegoj situatat sipas mirësisë së Perëndisë. Dhe çfarë do të bëj? Do të mbuloj çdo gjë, të gjitha, krejt fare, me lutje!

Nuk do lejoj shqetësimet të ma mbushin kokën, kur mund t’i lë para Perëndisë dhe si shkëmbim të marr paqen e Tij. Paqe që më ruan zemrën dhe mendjen.

Si ndjekës të Krishtit ne do e lejojmë Perëndinë që të fuqizojë që ta fitojmë sa më shpejt dhe sa më lehtë luftën në arenën e madhe. Sepse…

Kur ta njohim të vërtetën ajo do na bëjë të lirë.

Heqim dorë nga gënjeshtrat e djallit dhe marrim të vërtetat e Perëndisë. Dhe këto të vërteta të Perëndisë, na përtërijnë mendjen dhe ne bëhemi të lirë. Fitojmë në arenën e madhe moment pas momenti, ditë pas dite.

Lutje: “Perëndi, unë do bëj pjesën time, sikur çdo gjë varet nga unë. Por, unë do të të besoj Ty, dhe do lutem fort sikur çdo gjë varet nga Ti. E sjell lutjen time para teje me pasion, për gjërat që nuk mundem, gjërat me të cilat s’po ia dal dot, janë jashtë kontrollit tim, dhe kërkoj fort favorin Tënd, fuqinë Tënde, fjalë prej Teje. Unë do të të besoj Ty, Perëndi, pavarësisht se çfarë rezultati del. Sepse e di që Ti je në kontroll. Nëse nuk e marr filan gjë, besoj që Ti ke diçka më të mirë për mua.”

Dita 4

Rreth këtij plani

Si të Fitoj në Arenën e Madhe?

Çdo ditë kalojmë nëpër mijëra mendime, shumica të mbushura me negativitet. Por ka shpresë! Fjala e Perëndisë ka fuqinë të përtërijë mendjen tonë, duke e mbushur atë me të vërtetat e Tij të jetës dhe dritës. Ky plan do të ndihmojë në identifikimin e mendimeve negative dhe zëvendësimin e tyre me premtimet e Perëndisë, për të fituar betejën në arenën e mendjes dhe për të jetuar një jetë plot paqe dhe qëllim.

More

Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: icf.al