Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 29 NGA 365

Një vullnet i nënshtruar

Që sprova e besimit tuaj, që është shumë më i çmuar nga ari që prishet, edhe pse sprovohet me zjarr, të dalë për lëvdim, nder e lavdi në zbulesën e Jezu Krishtit. - 1 e Pjetrit 1:7

Në të gjitha rrethanat sprovuese ekziston dashuria, një dashuri e tillë që nuk mund të rroket nga njerëzit e vdekshëm dhe ne duhet të mbërrijmë në lavdi para se të mund të shohim të paktën edhe një pjesë të vogël të plotësisë së saj. Mundimet e tanishme nuk janë të gëzueshme, por me kalimin e kohës Perëndia me anë të tyre punon frytet e paqshme të drejtësisë në shpirtrat tanë. Ai i dërgon këto mundime për këtë qëllim dhe nuk ka tufëza frutash në degë kaq të shenjta, kaq të çmuara dhe kaq nderuese ndaj Perëndisë se sa një vullnet i nënshtruar. Unë kam vënë re, jo vetëm nga përvoja ime, por dhe nga ajo e shenjtorëve të Perëndisë, që Perëndia, do të na sjellë në këtë pikë përmes mënyrave të ndryshme. Sprova do të zgjasë derisa ta dorëzojmë vullnetin tonë në vullnetin hyjnor, me një bindje të qëndrueshme se vullneti i Tij është më i miri, pavarësisht nëse sprova hiqet ose jo. Dhe në raste të shumta, kur besimtari arrin në këtë gjendje të shenjtë nënshtrimi, Perëndia më pas e largon sprovën nga ai.

Oh, le të jem si Krishti në këtë! Kështu u sprovua dhe Ai. Si Njeri (dhe Ai qe me të vërtetë Njeri, pasi qe me të vërtetë Perëndi) besimi i Tij u sprovua kur u lut që kupa të hiqej prej Tij: “megjithatë, jo si dua unë, por si do ti” (Mat. 26:39). Ai u lut tri herë për këtë. Jezusi u tundua në të njëjtën mënyrë me popullin e tij, në mënyrë që Ai, si Kryeprifti i tyre, të ishte në gjendje të ndihmonte ata që tundohen. E megjithatë nuk është mëkat të lutemi kur ndodhemi në sprova që ajo të të hiqet, edhe pse qëndrimi më i mirë është nënshtrimi si ai i një fëmije. Ata që hynë pa sprova në Sion, nuk do të kuptojnë, dhe as nuk mund t’ i kuptojë gjërat e thella të Perëndisë. Një dëshmi sipërfaqësore do të, ose mund ta bëjë një person të sillet në një mënyrë të tillë që t'i pëlqejë mishit. Por ndjekësit e Krishtit, që ecin nëpër shkretëtirë, duhet të marrin të njëjtin kryq. Ne duhet të jemi “imitues të Perëndisë, si bij të dashur” (Ef. 5:1).

Mary Winslow

Shkrimet e Shenjta

Dita 28Dita 30

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al