Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 30 NGA 365

Unë nuk do ta nxjerr jashtë

Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë; dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë. - Gjoni 6:37

Mbase të gjithë ata që vijnë tek Krishti kanë këtë ndjenjë të pafuqisë së plotë. Kjo është për shkak se Fryma e Shenjtë duhet të na bindë se gjithçka është duke u bërë nga Perëndia, dhe jo nga ne, në mënyrë që Ai të marrë gjithë lavdinë e shpëtimit tonë nga fillimi në fund. Nuk është për shkak se Ai nuk është i gatshëm të na shpëtojë, por vetëm sepse Ai është i gatshëm, që Ai na lejon të zbulojmë për veten tonë se vullneti ynë është aq i mpirë sa nuk mund të zgjohet dhe lëvizë pa zjarrin e dashurisë dhe hirin e Tij.

Tani mendo vetëm për premtimin e Tij, “ti do të futesh në arkë”. Me fjalë të tjera, beso se fuqia dhe dashuria e Tij po ushtrohen mbi ty dhe se ndjenja jote e pafuqisë është vetëm një pjesë e mënyrës së Tij të mrekullueshme për të të tërhequr tek Jezusi. Perëndia Atë nuk dëshiron që ndonjëri të vdesë, por që të gjithë të vijnë në pendim. Mos ki frikë të marrësh “ti-në” për veten tënde. Jezusi tha: “Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë.” Dhe Ati thotë: “unë do të bëj që ai të afrohet dhe ai do të vijë afër meje. Kush, pra, do të porosiste zemrën e tij që të më afrohet?” Zemrën e kujt? A nuk është ajo e jotja? Vështirë se do t'i lexoje këto faqe nëse zemra jote nuk do të ishte aspak e përkushtuar për t'iu afruar Atij. Dhe nëse është kaq e përkushtuar, kush e ka bërë atë të tillë? Kush përveç Perëndisë, nga i Cili vetëm burojnë të gjitha dëshirat e shenjta?

Kur pëllumbi nuk gjeti dot vend ku të mbështeste këmbën e vet u kthye përsëri në arkë, sepse kishte ende ujëra mbi sipërfaqen e tërë tokës, “dhe ai shtriu dorën, e kapi dhe e tërhoqi brenda arkës.” (d.m.th. “bëri që ai të vinte”) tek ai në arkë. Çfarë pamje e bukur është kjo e këtij pëllumbi të vogël, të lodhur, të pafuqisë dhe këputjes sonë, dhe ajo e dorës së mirë, të fortë dhe të butë, që nuk na lë të përplasemi dhe të mundohemi në një dritare të mbyllur, por na merr dhe na tërheq te Ai në arkë!

Frances Ridley Havergal

Shkrimet e Shenjta

Dita 29Dita 31

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al