Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 28 NGA 365

Kërko dhe medito mbi Fjalën e Perëndisë

Ky libër i ligjit mos u ndaftë kurrë nga goja jote, por mendohu për të ditë e natë. - Jozueu 1:8

Ndonjëherë disa fjalë, madje edhe për një temë të rëndësishme, tërheqin vëmendjen. Ndonjëherë njerëzit i kushtojnë vëmendje një shkrimi të shkurtër, ndërsa një diskutim i gjatë lihet mënjanë. Qoftë kështu tani! Disa vëzhgime të papërsosura bëfshin që ato që i lexojnë të mendojnë rreth tyre! Ka më shumë njerëz që thjesht e lexojnë Biblën sesa nga ata që e lexojnë dhe gjithashtu meditojnë rreth saj. Është mirë të lexosh Biblën çdo ditë; është një zakon i shenjtë dhe më se i nevojshëm. Jo gjithmonë vlen fakti se sa shumë lexojmë; por më tepër është mënyra se si lexojmë ajo që i sjell dobi shpirtrave tanë.

Ndërsa lexojmë Fjalën e Perëndisë, ne veçanërisht duhet të kërkojmë mësimin e Frymës së Perëndisë. Mikeshat e mia, nuk ka asnjë mësues dhe predikues si Fryma e Shenjtë. A luteni që sytë e të kuptuarit tuaj shpirtëror të hapen për të kuptuar Shkrimet? A e merrni Librin e Perëndisë në duart tuaja, duke e ditur se nuk është si ndonjë libër tjetër dhe se mund t'ju bëjë vërtet të ditura dhe të lumtura?

Predikimet, udhëzimet dhe librat e mirë janë të gjithë të dobishëm dhe të bekuar nga Perëndia, por mos u mjaftoni me ato që thonë ose shkruajnë njerëz të mirë për Biblën. Lexojeni dhe zbatojeni atë vetë, duke kërkuar ndihmën e Frymës hyjnore. Kështu, ju nxirrni ujë për veten tuaj nga puset e shpëtimit. Le ta çojë secila prej jush shtambën e vet në burimin e përjetshëm. Uji është më i pastër, i qartë dhe i ëmbël në pusin e thellë, shkëmbor ku buron, sesa në rrjedhën e tij të jashtme, dhe po kështu “uji i jetës”, të cilin ne jemi të ftuar ta marrim kaq “bujarisht”, është shumë më i mirë në burimin e vet. Kërkoni, pra, Shkrimet për veten tuaj. Përbuzja nuk na ndihmon për të kuptuar Shkrimet, por mbi të gjitha lexoni Librin e Perëndisë në heshtje dhe me lutje dhe mendoni për të.

Elizabeth Julia Hasell

Shkrimet e Shenjta

Dita 27Dita 29

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al