TrashëgimiaShembull
Besim Që Duket!
Çdo ditë, ne përballemi me sfida dhe mundësi për të ndarë dashurinë e Krishtit, si me familjet tona ashtu edhe me komunitetin tonë. Ja disa hapa praktikë për reflektim dhe veprim:
Së pari, a e njohin të gjithë Krishtin te familja jote? Nëse jo, lutu për ta, folu atyre.
E dyta, cilat janë mënyrat që ti dhe familja jote të bëheni si Ai?
E treta, si të jetojmë pa frikë, në qytetin tonë me kaq shumë ngarkesa, tensione dhe frikëra?
E fundit, jemi lidera, kudo që ndodhemi, sjellim ndikim, nuk presim të ndikohemi, por e sjellim ne ndikimin aty ku jemi.
Si do e arrijmë?
Si fillim, do e ekspozojmë brezin tjetër për ta parë, për ta ndjerë dhe për ta përjetuar Gëzimin Që Vjen Kur E Njeh Personalisht Perëndinë.
Ja si e tha Jezusi këtë te Gjoni 17: “…kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë…”
Përshkrimi i jetës së përjetshme - të njohësh Atin Perëndi!
Nganjëherë na bie më mirë t’i japim brezit tjetër një set rregullash: “Bëj këtë, mos bëj atë, se kështu thotë Bibla, se kështu thotë Zoti,” - dhe nuk u theksojmë miqësinë me Perëndinë.
Por brezit të ri, po u dhe shumë rregulla, natyrshëm do të duan të rebelojnë. Dhe në fakt, brezi i ri që nuk vjen në kishë largohet prej saj më shumë prej rregullave, por nuk do të thotë që po largohen nga Krishti.
Më pas, do e ekspozojmë brezin tjetër për ta parë, për ta ndjerë, për ta përjetuar Gëzimin Që Vjen Nga Prania e Perëndisë Në Kishë.
Nëse nuk vjen në kishë një të diel, humbet shumë gjëra. Sepse Perëndia të flet duke dëgjuar një mesazh, duke takuar dikë, duke kënduar, duke u lutur me dikë ose për dikë. Dhe kur e merr këtë përjetim dhe e diskuton me familjen çdo javë, kjo është pasuri e madhe.
Të vish në pikën që, brezi i ri apo fëmijët të mos e diskutojnë më “A Do Shkojmë Në Kishë Këtë Të Diel?”
Por të jetë bërë aq shumë pjesë e juaja, saqë ata të habiten “Përse Nuk Po Shkojmë Në Kishë Këtë Të Diel?”
Kur i ekspozojmë në praninë e Perëndisë dhe familjes së Tij, ata do të kujtohen cila është arsyeja:
Kisha shërben me pasion që çdo njeri ta njohë Jezusin, të bëhet më shumë si Ai, të jetojë një jetë pa frikë dhe të sjellë ndikim pozitiv aty ku është. Pra, së pari duam që ta njohin Perëndinë vetë, personalisht dhe ta përjetojnë këtë lloj gëzimi vetë, pastaj ta përjetojnë praninë e Perëndisë në kishë.
E fundit, do e ekspozojmë brezin tjetër për ta parë, për ta ndjerë dhe për ta përjetuar Gëzimin Që Vjen Kur Bën Diçka Për Perëndinë.
Sepse po i nxisim të shkëlqejnë në shkollë dhe në shumë gjëra të tjera, por le t’i nxisim që të duan të shkëlqejnë edhe në gjërat e përjetshme. Të bëjnë për dikë, të ndikojnë jetën e dikujt, të ndikojnë përjetësinë e dikujt me shërbimin e tyre.
Dhe që kjo të ndodhë duhet kontributi i secilit dhe kisha do të jetë gjithë kohës, në çdo brez, e zjarrtë për Zotin. Brezi i parë, ashtu edhe brezi i dytë dhe çdo brez pas nesh dhe besimi i secili do jetë i dukshëm!
A je gati ta besosh dhe ta praktikosh: “Unë Dua Të Lë Trashëgiminë Time”?
Le të lutemi!
O Atë, kam dëshirë ta pasoj tek dikush dashurinë e Birit Tënd.
Dua të shoh se sa i mire je me mua dhe ta pasoj këtë uri për të të dashur Ty Perëndi, te brezi tjetër. Që krishtërimi, të mos jetë si fe, si një fe tjetër.
Por të jetë gëzim, ta duash Krishtin, ta dëgjosh Krishtin, ta ndjekësh Krishtin.
Më ndihmo që do të të kem Ty, në vendin e parë në jetën time, në javën time, në ditën time. Amen!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Kur mendojmë për momentin kur do të largohemi nga kjo jetë, një nga pyetjet e para që na vjen në mendje është: "Çfarë dëshirojmë të lëmë pas? Çfarë trashëgimie do të krijojmë?" Çdo njeri ka dëshirën e natyrshme për të lënë pas diçka të vyer, diçka që pasqyron jetën dhe vlerat e tij. Të ftojmë të lexosh planin "Trashëgimia" për të mësuar më shumë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al/