TrashëgimiaShembull
Gatishmëria vs. Lumturia
Kur mendojmë për momentin kur do të largohemi nga kjo jetë, një nga pyetjet e para që na vjen në mendje është: "Çfarë dëshirojmë të lëmë pas? Çfarë trashëgimie do të krijojmë?" Çdo njeri ka dëshirën e natyrshme për të lënë pas diçka të vyer, diçka që pasqyron jetën dhe vlerat e tij.
Çfarë Trashëgimie Do Që Të Lësh Pas?
Psalmi 112:2 thotë “Pasardhësit (fëmijët) e tij do të jenë të fuqishëm mbi tokë, brezat e njerëzve të drejtë do të jenë të bekuar.”
Nëse je prind, a do ta doje këtë për fëmijët e tu? Po nëse s’je akoma prind, a do të doje të thuhej kështu për ty dhe për familjen që do të kesh? "Fëmijët e tu do të jenë të fuqishëm dhe të suksesshëm kudo që të jenë dhe do të jenë të bekuar."
Imagjino premtimin më lart: "Ti, unë, ne, të jemi pjesë e një brezi të bekuar, familjet tona dhe fëmijët tanë të jenë të bekuar dhe të fuqishëm." A s’do ishte fantastike?
Psalmi 112:3 thotë “Në shtëpinë e tij ka bollëk dhe pasuri dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë.”
Në shtëpinë e tyre do të ketë bollëk, dhe drejtësia do të vazhdojë. Sa? Një ditë, ca vite? Përjetë! Të lëmë një trashëgimi që vazhdon ndër breza.
Shiko, të ndaj një detaj me ty. Quhet problemi i brezit të tretë. Është shumë e vështirë të pasosh diçka deri te brezi i tretë. Është e vështirë ta ruash trashëgiminë, besimin, përtej brezit të tretë.
Brezi i parë ka lidera të fortë. Fillojnë gjëra të reja, nuk kanë frikë. Sepse shikojnë potencialin se çfarë mund të sjellë koha, mundi, e dhjeta e investuar.
Brezi i dytë, marrin shumë gjëra të gatshme.
Brezi i tretë, fëmijët e tyre, do të thonë, “Sa ‘old’ janë këta. Sa të plakur në mendime janë këta”.
Ja të shikojmë tri gjëra ku po has vështirësi brezi i parë se si t’i pasojë siç duhet vlerat tek brezi tjetër. Nga dallohet që s’po trashëgojmë vlerat e duhura?
1 - Kur Nuk Po Rrezikojmë Më
Një profesor thoshte se ka nxënës mature që kanë frikë të plotësojnë formularin e shkollës së lartë, se mos e plotësojnë gabim. Ose të rinjtë kanë frikë të shkojnë për intervistë pune, se mos i lëndon ndjenjat punëmarrësi nëse i thotë që s’e ka fituar punën.
Ka gjasa se nga mënyra sesi u rritëm ne, po mundohemi që brezin tjetër të mos e lëmë të rrezikojë fare.
2 - I Ndihmojmë Shumë Shpejt
Po e ruajmë më shumë se ç’duhet brezin e ri nga pasojat e gafave të tyre dhe po i paralizojmë sepse nuk po fuqizohen. Nesër, kur të përplasen me jetën e vërtetë, ata do kalojnë strese dhe depresione të panevojshme. Sepse po i mbrojmë më shumë se ç’duhet.
Rrezikojnë më pak, i shpëtojmë më shpejt se ç’duhet.
3 - I Shpërblejmë Shumë Shpejt
U japim gjëra “qyl”, gjëra për të cilat ata duhet të punojnë që t’i fitojnë vetë. U japim gjëra me dëshirën e mirë, por më e mira do ishte t’i fitonin ato gjëra vetë.
Në këto kohë po adhurojmë lumturinë dhe qejfin. Çfarë dëshiron ti?
“Dua veç të jem i lumtur. Dua që fëmijet e mi të vegjël veç të jenë të lumtur. Dhe do të bëjmë çdo gjë që t’i mbajmë të lumtur. Do t’i ruajmë nga çdo gjë që mund t’i lëndojë ata. Veç të jenë të lumtur, iu keqen babi/mami!”
“Jini Të Shenjtë Siç Unë Jam i Shenjtë.” - Perëndia
Adhurojmë idhullin e lumturisë, ndërkohë që Perëndia do që të jemi të shenjtë, para se të jemi të lumtur. Nëse lumturia jote ka kushte, është lumturi e përkohshme. Na është bërë synim që të jemi të lumtur së pari. Jo, jo!
Së pari: Le Të Nderojmë Perëndinë! Si e mendon për vete dhe fëmijët e tu: "Së pari të jenë të lumtur, apo së pari të jenë të gatshëm për atë që do të përballen nesër?"
Kur jep nga jeta jote, duket si humbje, por e gjen sepse të jep plotësi, gëzim dhe kënaqësi kur bën për dikë.
A e di çfarë do të thotë të jesh i dhembshur dhe i drejtë?
Dhembshuri - kur kujdesesh për dikë. Po bëhet gjë e rrallë, sepse të gjithë e kanë mendjen tek vetja.
I drejtë - kur jeton për të nderuar emrin e Perëndisë.
Ta kemi mendjen më shumë tek përgatitja për sfidat e jetës, sesa tek lumturia e momentit.
Le të lutemi:
Atë, më ndihmo të lë trashëgimi, të mendoj që tani për të lënë trashëgimi.
Më jep sy të shoh mundësi të reja çdo ditë. Më ndihmo të shoh çdo gjë dhe çdo moment të jetës, jo si rastësi, por si pjesë e planit tënd. Më jep o Perëndi, mundësi pas mundësie, ditë pas dite. Amen!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Kur mendojmë për momentin kur do të largohemi nga kjo jetë, një nga pyetjet e para që na vjen në mendje është: "Çfarë dëshirojmë të lëmë pas? Çfarë trashëgimie do të krijojmë?" Çdo njeri ka dëshirën e natyrshme për të lënë pas diçka të vyer, diçka që pasqyron jetën dhe vlerat e tij. Të ftojmë të lexosh planin "Trashëgimia" për të mësuar më shumë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al/