Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

TrashëgimiaShembull

Trashëgimia

DITA 2 NGA 5

Familje Të Kënaqura!

Gati çdo çift, çdo familje e re fillon nga zero financiarisht. Të paktën kështu ka qenë për mua dhe gruan time. I thosha gruas sime, “Ne s’kemi lekë zemër, por kemi dashuri”.
Shkaku numër NJË i divorceve në familje vjen nga keqmenaxhimi i parave.

Si Ta Drejtojmë Veten Dhe Familjen Që Të Jemi Të Mençur Me Paratë?
Sepse ka shumë tundime përqark që të mendojmë vetëm për sot, çfarë të fitojmë sot. Sot dua të theksoj tre gjëra.

Së pari t’i kujtojmë vetes gjithmonë këtë: "Perëndisë i Përket Çdo Gjë."
Kjo është vlera e parë, bindja e parë, gjëja e parë për t’i kujtuar vetes, fëmijëve, gjithë familjes. Bibla thotë: “Zotit i përket toka dhe të gjitha gjërat që janë mbi të, bota dhe banorët e saj.”

Le t’ua mësojmë fëmijëve sa më herët: Çdo Gjë I Përket Zotit. Nëse e kuptojnë këtë gjë, ata do e kenë idenë se qendra e botës është Zoti dhe jo ata. Kështu, ata fillojnë të mësojnë si të jenë falenderues ndaj Perëndisë për gjërat që u sjellin prindërit në shtëpi, apo ato që kanë tashmë. Edhe ne, kur e kuptojmë se çdo gjë i përket Perëndisë, ndryshojmë të menduarit për financat. Kur e ke ti të qartë, pastaj ky lloj qëndrimi do të përcillet edhe te fëmijët e tu gjithashtu. Le të jetë kjo vlerë pjesë e trashëgimisë që do lësh pas!

Le t’u mësojmë fëmijëve: Vlerën e Punës—Rëndësinë e Punës

Fjalët e Urta 13:4 “Shpirti i përtacit dëshiron dhe nuk ka asgjë, por shpirti i atyre që janë të kujdesshëm do të kënaqet plotësisisht.

Ai që është i kujdesshëm, ai që është i zellshëm dhe punëtor do të begatohet. T’u mësojmë jo vetëm dëshirën për punë, por edhe që çdo gjë arrihet me punë: “Paratë nuk vijnë nga portofoli i babit apo i mamit, por vijnë nga puna që po bëjnë ata. Duken kollaj kur t’i japin sepse dalin nga portofoli te ty, por është dashur shumë punë për t’i futur në portofol.”
Mendo për ide se si mund ta bësh këtë gjë. Që fëmijët të mos i marrin gjërat “qyl”, por të bëjnë diçka për ta fituar.

Vlera e Dhënies—Bujaria

Mund të mendosh "Po kjo është vlerë e jona tashmë, nëse je shqiptar, je edhe bujar." Sepse kemi fjalën e urtë: ‘bukë e kripë e zemër të bardhë.’ Kjo është shumë e veçantë, por le të kujtojmë së pari që:

Ne jemi krijuar në imazhin e Krijuesit, Ai është dhënësi më bujar në botë. Nëse Ai dha, ne japim. Mos i jep fëmijëve rrugës për te kisha 200 lekë për t’i hedhur te koshi i ofërtës. Jo, jo. Të japin 10% e asaj që kanë fituar vetë. Nëse kanë fituar 200 lekë, le të japin 20 lekë. Nuk është puna te shuma, por është që të mësohen të jenë bujarë. Dhe kanë për t’u bërë bujarë si Krishti, të jenë dorëhapur me gjërat që kanë.

Mësoju fëmijëve dhe vetes (nëse s'ke fëmijë):
1. Perëndisë i përket çdo gjë;
2. Vlerën e punës dhe si ta shpenzojnë atë që fitojnë;
3. Si të japin.

Sepse materializmi “po na merr frymën”. Mënyra se si thyhet materializmi është duke qenë bujar me ato që ke. Shiko, nuk jam kundra të pasurit gjëra të mira, por jam kundra adhurimit të gjërave të mira, kur mendon se “Jeta është kot po s’pate këtë apo atë, jeta do jetë më e bukur kur të kem këtë e atë”. Bibla thotë:“Perëndishmëria është një mjet që sjell dobi të madhe, kur njeriu kënaqet me aq sa ka.”

Nëse e mëson vetë dhe u mëson fëmijëve të kënaqen me atë që kanë, ta shijojnë atë që kanë, ti ke arritur një fitore të madhe. U ke dhënë ilaçin, i ke vaksinuar kundra rrymës së kësaj bote materialiste.

Nëse do që fëmija yt të jetë bujar, mësoju se çfarë të sjell bujaria. Bujaria e thyen egoizmin. Nëse fëmijët mësojnë të japin, po mësojnë të vendosin të tjerët para vetes, kjo e thyen egon.
Dhe kur miksohen bashkë mirënjohja, falenderimi dhe përulësia, automatikisht krijohet ndjesia e të kënaqurit me atë që ke. Dhe bujaria është kyçe në këtë gjë.

Dhe shikoni, prindër, janë gjëra që mësohen me të parë, jo me të thënë. Nëse do që fëmijët të jenë bujarë, ji ti bujar. Nëse do që fëmijët të jenë mirënjohës, ji ti mirënjohës. Nëse do që të jenë falenderues, ji ti falenderues. Nëse do që fëmijët të nderojnë Perëndinë, nderoje ti Perëndinë së pari. Dhe pak nga pak ata do e kapin, do nxënë duke të të parë ty.

Lutu me këtë lutje:

Perëndi, lutem që do e mbushësh jetën time me Frymën e Shenjtë, plot, çdo ditë. Më ndrysho, transformo familjen time që të jetë ndryshe. Më bëj që do të ndërtoj një copëz të trashëgimisë time çdo ditë, duke bërë atë që do të kishe bërë Ti, po të ishe në vendin tim. Në emrin Jezus lutem...Amen!

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Trashëgimia

Kur mendojmë për momentin kur do të largohemi nga kjo jetë, një nga pyetjet e para që na vjen në mendje është: "Çfarë dëshirojmë të lëmë pas? Çfarë trashëgimie do të krijojmë?" Çdo njeri ka dëshirën e natyrshme për të lënë pas diçka të vyer, diçka që pasqyron jetën dhe vlerat e tij. Të ftojmë të lexosh planin "Trashëgimia" për të mësuar më shumë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al/