Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 1:9-10
Dhe Perëndia tha: «Ujërat që janë nën qiell të grumbullohen në një vend të vetëm dhe të shfaqet tera». Dhe kështu u bë.
Dhe Perëndia e quajti terën “tokë” dhe grumbullimin e ujërave e quajti “dete”. Dhe Perëndia pa që kjo ishte mirë.
Perëndia krijoi detin dhe tokën.
A ke qëndruar ndonjëherë buzë detit? Nëse po, që atje mund të shohësh vetëm ujë sado larg të të hajë syri. Në fillim në të gjithë tokën kishte ujë. Por Perëndia e mblodhi të gjithë ujin në det. Ai e bëri tokën të thatë. Atij i mjaftoi të fliste dhe gjërat u bënë. Toka ishte ende krejtësisht e murrme. Kjo është arsyeja pse Perëndia krijoi bar të këndshëm dhe të gjelbër mbi të. Ai krijoi pemë dhe lule të bukura. Ai e bëri këtë në ditën e tretë. Në fund të ditës Ai hodhi sytë drejt tokës. Dhe Perëndia pa që ajo që kishte bërë ishte e mirë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al