Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 1:7
Dhe Perëndia krijoi kupën qiellore dhe ndau ujërat që ishin poshtë kupës qiellore nga ujërat që ishin sipër kupës qiellore. Dhe kështu u bë.
Perëndia krijoi qiellin dhe retë.
Ditën e dytë Perëndia krijoi qiellin; “kupën qiellore” thuhet në Bibël. A e ke parë ndonjëherë me vëmendje qiellin? Çdo ditë qielli është ndryshe. Ndonjëherë qielli është i këndshëm dhe me ngjyrë blu me re të bardha. Në dimër shpesh bëhet gri. Shiu dhe bora vijnë nga retë. Perëndia ka bërë gjithçka. Dhe më lart qiellit gjendet parajsa. Aty jeton Perëndia Vetë. Atje Ai adhurohet nga një mori engjëjsh. Njerëzit që vërtet besojnë në Jezusin shkojnë në parajsë kur vdesin.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al