Takim Romantik në Epokën ModerneShembull
Parimet e Takimit Romantik (Pjesa 2)
Në leximin e djeshëm, ne përfunduam me parimin e autonomisë në takim - në takimin vetëm me një tjetër besimtar në Krishtin. Kur ndiqni atë parim, të dy do të veproni nën të njëjtat "rregulla" kur bëhet fjalë për të ndjekur Zotin. Kjo çon në parimin tjetër: pastërtinë seksuale.
Pastërtia seksuale, është një parim që ka humbur në kohët moderne. Por është e rëndësishme, sepse seksi përfshin shumë më tepër sesa kontakt fizik. Një lidhje shumë më e thellë, emocionale bëhet kur dy persona bashkohen. Bashkëshorti yt ka në synim të jetë shoku yt më i mirë, por nëse e vendos seksualitetin në një marrëdhënie shumë shpejt, kjo shtrembëron aftësinë tënde për të vlerësuar nëse ky person është një mik i mirë. Kjo të bën të qëndrosh më gjatë në marrëdhëniet që nuk duhet të jesh, dhe kjo i bën ndarjet shumë më të dhimbshme.
Kjo çon në parimin tjetër: trajtoje personin me të cilin po takohesh, si një bir të Zotit. Kush je informon se çfarë bën. Kështu që, kur të jesh në një takim, duhet ta shohësh personin përballë teje - dhe ai ose ajo duhet të të shohë - si një fëmijë i birësuar i Zotit. Si e trajton një fëmijë të Mbretit të qiellit? Me xhentilesë, mirësjellje, respekt, dhe mirësi. Dëshiron që efekti neto i pranisë tënde në çdo marrëdhënie, të jetë ai i përmirësimit të personit. Dëshiron ta inkurajosh personin, që të besojë dhe ta dojë Zotin më shumë, si rezultat i pranisë tënde në jetën e tij ose të saj.
Qëllimi yt duhet të jetë të bekosh, jo thjesht të bësh përshtypje. Kështu që dil për darkë, njihu me personin, bëni gjëra që ju pëlqen t’i bëni. Ti nuk je duke u përpjekur ta fitosh atë, por thjesht të vlerësosh nëse ju të dy jeni një përshtatje e mirë. Dëgjo me vëmendje, bëj pyetje të mira dhe ndaj mendimet e tua sinqerisht. Komplimento. Inkurajo. Dhe fol çfarë ke në mendje me sinqeritet dhe mirësi. Mos u streso shumë për përpjekjen për të bërë përshtypje. Takimi është për vlerësim dhe bekim. Vetëm kaq.
Kjo na çon te parimi tjetër: lejo njerëzit që i beson në bisedën tënde të takimit. Ndjenjat romantike janë dehëse dhe shtrembëruese, kështu që të flasësh me njerëzit e duhur në këtë proçes, mund të të bëjë të mos shpenzosh shumë kohë me personin e gabuar. Zgjidh miqtë që e duan Zotin, që të duan ty, dhe që nuk kanë frikë të të thonë saktësisht se çfarë mendojnë. Kërkoju atyre të flasin në proçesin herët dhe shpesh. Rrethohu me këshilla të perëndishme.
Parimi i fundit i takimit është që të jesh i durueshëm. Lëre marrëdhënien të rritet me ritmin e vet. Mos nxito të vësh një unazë, por prit dhe shiko karakterin e tjetrit. Disa njerëz, do të jenë padyshim të papërshtatshëm për takime në fillim. Të tjerët mund të duken të mirë në fillim, por me kalimin e kohës do të fillosh të vësh në dyshim pjesë të karakterit të tyre. Shiko gjatë mjaftueshëm, për të parë se si reagojnë ata, kur gjërat nuk shkojnë siç duhet. Jepi vetes hapësirë për t’i parë ata në çdo sezon.
A do të gjesh një person që të përshtatet mirë? Nuk e di. Por unë e di që Zoti të ka dhënë mençuri dhe veten e tij për t'u mbështetur ndërsa udhëton nëpër jetë. Unë lutem që shpresat e tua në këtë sezon të takimit do të jenë të fiksuara në Mbretin, jo në një princ ose princeshë. Unë lutem që do të ecësh me të, duke besuar se ai do të kujdeset për nevojat e tua dhe, nëse është vullneti i tij, të të çojë te personi i duhur në kohën e tij të mirë.
Përgjigju
Pse është e rëndësishme pastërtia seksuale në procesin e takimit? Si mund të të ndihmojë kufizimi para martesës, të krijosh një marrëdhënie që do të qëndrojë pasi të martohesh?
Çfarë thotë mënyra e trajtimit të personit me të cilin takohesh për karakterin tënd? Pse është e rëndësishme ta trajtojmë personin tjetër, si një fëmijë të dashur të Zotit?
Kush mund të flasë të vërtetën në jetën tënde ndërsa takohesh? Sa i hapur je për kontributin e atij personi?
Kur ka qenë e vështirë për ty që të kesh durim në marrëdhënie? Cilat gjëra mund të mësosh për dikë vetëm gjatë stinëve të kohës?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Takim romantik. . . a të përcjell kjo fjalë ankth apo pritje të gëzuar në zemrën tënde? Me gjithë lidhjet teknologjike, duket se kjo i ka bërë takimet më të komplikuara, pështjelluese dhe zhgënjyese se kurrë më parë. Në këtë plan leximi 7-ditor bazuar në të qënit Beqar. Duke Dalë në Takim. I Fejuar. I Martuar. Ben Stuart do të të ndihmojë të shohësh se Zoti ka një qëllim për këtë sezon në jetën tënde, dhe ofron parime udhëzuese për të të ndihmuar të përcaktosh se kë dhe si të dalësh në takime. Ben është pastori i Passion City Church, Washington, DC, dhe ish-drejtori ekzekutiv i Shërbesës Breakaway, një studim javor i Biblës ndiqet nga mijëra studentë kolegji në kampusin e Texas A&M.
More