Takim Romantik në Epokën ModerneShembull
Një Pilot për Udhëtimin
Kur shikoj pamjen e jetës dhe dashurisë në shumë njerëz sot, shoh frikë. Frikë nga gabimet. Frikë nga humbja. Frikë nga humbja e mundësive. Në të tjerët dëgjoj krenari —këmbëngulja për të jetuar jetën në kushtet e tyre, në mënyrë që askush të mos kërcënojë lirinë e tyre e të shprehurit. Në shumë njerëz, gjithashtu shoh dëshira epshi. Pse të angazhohesh të duash dikë emocionalisht, nëse thjesht mund t’i përdorësh fizikisht? Frika, krenaria dhe epshi janë rrënja e shumë problemeve që shfaqen në marrëdhëniet.
Asnjë nga këta drejtues nuk synojnë dashurinë. Frika mbyllet dhe tërhiqet, por dashuria hapet dhe jep lirshëm. Krenaria nuk do të tolerojë rrezikun e ekspozimit të vetvetes ndaj tjetrit, por dashuria rrezikon dobësinë për hir të personit tjetër. Epshi i thotë personit tjetër që ti dëshiron vetëm pjesët që mund të përdorësh, por dashuria përqafon të gjithë personin—në ditët e tij ose të saj më të mira dhe më të këqija.
Për sa kohë që frika, epshi dhe krenaria janë në vendin e shoferit të marrëdhënies tënde, ti do të largohesh me shpejtësi nga dashuria e shëndetshme. Këto gjëra do të të çojnë në izolim, ose do të krijojnë marrëdhënie të cekëta që nuk e nderojnë Zotin. Kjo është situata që unë shoh në kulturën tonë sot. Unë shoh një brez të humbur në det, i pasigurt se si të lundrojë në detin e stuhishëm të dashurisë dhe të shmangë kurthet e frikës, epshit dhe krenarisë. Ata janë në mëshirë të fatit, të dëmtuar nga erërat dhe dallgët.
Në të kaluarën, kur një anije lundronte në ujëra të rrezikshëm, kapiteni duhej të pranonte se nuk kishte njohuri të mjaftueshme të zonës, për të drejtuar anijen e tij të sigurt në port. Kur kuptonte këtë realitet (kjo ishte para ditëve të komunikimit modern), ai do të ngrinte një flamur që sinjalizonte: "Më duhet një pilot". Sa herë që një pilot i njohur me atë zonë shihte atë flamur të ngritur në majë të anijes, hidhej në varkën e tij të vogël, voziste drejt anijes dhe ngjitej në bord.
Ai pilot do të komandonte anijen dhe do ta drejtonte në mënyrë të sigurt, në mes të shkëmbinjve dhe pengesave drejt portit. Për ti dhënë sinjal ndonjë piloti tjetër që mund të dëshironte të vinte në bord, se nuk ishte i nevojshëm, anija do të ngrinte një flamur tjetër—një që ishte gjysmë i kuq dhe gjysmë i bardhë. Ky flamur u deklaronte të gjithë atyre që ishin të interesuar, "Unë kam një pilot". Asnjë pilot tjetër nuk ishte i nevojshëm dhe vendasit mund të siguroheshin, se kjo anije ishte në duar të sigurta.
Në mes të deteve të pasigurta në marrëdhënien tënde të takimeve, ti gjithashtu ke një mënyrë për të përcaktuar një drejtim përpara. Ti mund të ngresh flamurin e dorëzimit dhe të pranosh se "ke nevojë për një pilot", i cili do të drejtoj lundrimin larg rreziqeve poshtë sipërfaqes. Dhe mund të ngresh flamurin e përkushtimit që i thotë botës, "Unë kam një pilot", dhe pastaj të zgjedhësh të ndjekësh vetëm atë.
Zoti është ai që të ka krijuar dhe është i vetmi që mund të të drejtojë në shtëpi të sigurt. Bibla na tregon se ai është dashuri (shih 1 Gjonit 4:8). Kështu që, në marrëdhënien tënde të takimeve sot, prano se ke nevojë për drejtim mbi ujërat e panjohura të dashurisë. Shpalli Zotit që ke nevojë që ai të marrë timonin dhe të të drejtojë. Kur bëhet fjalë për takime, këtu duhet të fillojë udhëtimi yt.
Përgjigju
Çfarë roli ka luajtur frika, krenaria dhe epshi në ndjekjen tënde të dashurisë romantike? Si e ke përjetuar dashurinë e shëndetshme?
Cilat janë disa nga "ujërat e pabesa" që ke provuar kur bëhet fjalë për takimet?
Çfarë do të thotë në jetën tënde të takimeve të ngresh flamurin e dorëzimit dhe të pranosh se ke nevojë për një udhëzues?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Takim romantik. . . a të përcjell kjo fjalë ankth apo pritje të gëzuar në zemrën tënde? Me gjithë lidhjet teknologjike, duket se kjo i ka bërë takimet më të komplikuara, pështjelluese dhe zhgënjyese se kurrë më parë. Në këtë plan leximi 7-ditor bazuar në të qënit Beqar. Duke Dalë në Takim. I Fejuar. I Martuar. Ben Stuart do të të ndihmojë të shohësh se Zoti ka një qëllim për këtë sezon në jetën tënde, dhe ofron parime udhëzuese për të të ndihmuar të përcaktosh se kë dhe si të dalësh në takime. Ben është pastori i Passion City Church, Washington, DC, dhe ish-drejtori ekzekutiv i Shërbesës Breakaway, një studim javor i Biblës ndiqet nga mijëra studentë kolegji në kampusin e Texas A&M.
More