Takim Romantik në Epokën ModerneShembull
Parimet e Takimit Romantik (Pjesa 1)
Kur bëhet fjalë për parimet për takime romantike, para së gjithash duhet të ftosh Zotin e universit në proces. Lejo të vërtetën se kush është ai, për të ndikuar në mendimet dhe veprimet e tua. Lutja të çliron nga terrori i të qenit vetëm - dhe të mbron nga kompromentimi i standardeve të tua. Ti mund të relaksohesh dhe të shijosh çdo moment, sepse pushon në njohurinë që Zoti yt i fortë dhe i dashur, po të udhëheq në një drejtim të mirë. Kur ke një lidhje të qartë me Zotin, mund ti shohësh njerëzit si krijime të çmuara në imazhin e tij - jo për t'i përdorur, por për t'i nderuar.
Në takim, ai nder fillon kur njek parimin e dytë të takimit: siguroi qartësi personit tjetër. Tek Efesianëve 4:15, Pali thotë se një shenjë dalluese e njerëzve të Jezusit, është se ata "[thonë] të vërtetën me dashuri." Proverbat 24:26 deklaron se ai që jep një përgjigje të drejtë, jep një të puthur mbi buzë. Është një shenjë respekti dhe dashurie, t’i thuash dikujt të vërtetën. Prandaj, merr guximin t'i tregosh me mirësi personit tjetër se çfarë mendon, si ndihesh, dhe çfarë dëshirosh të bësh.
Sigurohu që ta mbash të qartë kuptimin tënd kur je në takim. Tregoji personit tjetër se si po ndihesh në lidhje me përvojën - mos lër që ai ose ajo të pyesi veten se çfarë do të ndodhë më pas. Paqartësia është e pakëndshme. Gjithashtu, ji i qartë se si mund të përfundojë ky proces i takimit. Ndaj nivelin e komoditetit tënd me përvojën tënde në çdo kohë, dhe ji i gatshëm të ndalesh pa i bërë presion njëri-tjetrit, nëse njëri prej jush nuk ndihet rehatshëm. Duhet të ketë një dalje të pastër. Kur u jep njerëzve qartësi, ti i jep atyre paqen dhe mundësinë për të qenë vetvetja.
Besimtarët në Jezusin nuk kanë nevojë të luajnë lojëra. Jeta është e shkurtër. Nuk ke kohë të bësh rrëmujë me emocionet e njerëzve. Thuaj atë që mendon. Le të ketë kuptim ajo që thua. Ji i qartë për procesin.
Një parim i tretë për takimin, është që ajo duhet të jetë midis besimtarëve në Krishtin. Bibla është e qartë, se ata që besojnë në Jezusin do të takohen (dhe martohen), me ata që besojnë në Jezusin. Ti duhet t'i duash ata që nuk besojnë, por nuk duhet të zgjasësh një marrëdhënie romantike me ta. Si një besimtar në Jezusin, takimi është pjesë e të qenit në bashkësi me besimtarë të tjerë - një marrëdhënie besëlidhjeje. Zoti nuk e njeh takimin si një "status". Ti ose je vëlla dhe motër në Krishtin, ose je burrë dhe grua. Nuk ka sferë të ndërmjetme. Mos e ngatërro këtë.
Në të njëjtën mënyrë, Bibla vendos një kufi të fortë midis asaj që lejohet seksualisht. Në martesë, shumë është e lejueshme. Në beqari, asgjë nuk është e lejueshme. Dhe në takime, ende asgjë nuk është e lejueshme. Dashuria e vërtetë, nuk kërkon akses në trupin tënd duke shmangur njëkohësisht çdo përgjegjësi, për t'u kujdesur për ty emocionalisht dhe financiarisht. Pra, derisa të dy të martoheni përpara Zotit, jeni akoma dy. Ju jeni të ndarë.
Ti je i përgjegjshëm para Zotit për jetën tënde. Pra, trajtoje takimin si një sezon vlerësimi, që çon në një përfundim të fortë për personin tjetër. Përdor takimin për të përcaktuar, nëse je në një partneritet të mirë apo jo.
Përgjigju
Si e ke ftuar Zotin në jetën tënde të takimit? Pse është e rëndësishme ta ftosh atë në proces së pari, përpara se të zgjidhësh të takohesh me dikë?
Cilat janë disa mënyra për të komunikuar në mënyrë të përshtatshme qëllimet e tua, dikujt me të cilin dëshiron të takohesh? Si mund të nderosh një person me të cilin dëshiron të dalësh, nga mënyra sesi e trajton atë?
Çfarë kufijsh ka vendosur Zoti në marrëdhënie? Nëse ke kapërcyer ndonjë prej këtyre kufijve, si mund të rikthehesh në rrugën e duhur?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Takim romantik. . . a të përcjell kjo fjalë ankth apo pritje të gëzuar në zemrën tënde? Me gjithë lidhjet teknologjike, duket se kjo i ka bërë takimet më të komplikuara, pështjelluese dhe zhgënjyese se kurrë më parë. Në këtë plan leximi 7-ditor bazuar në të qënit Beqar. Duke Dalë në Takim. I Fejuar. I Martuar. Ben Stuart do të të ndihmojë të shohësh se Zoti ka një qëllim për këtë sezon në jetën tënde, dhe ofron parime udhëzuese për të të ndihmuar të përcaktosh se kë dhe si të dalësh në takime. Ben është pastori i Passion City Church, Washington, DC, dhe ish-drejtori ekzekutiv i Shërbesës Breakaway, një studim javor i Biblës ndiqet nga mijëra studentë kolegji në kampusin e Texas A&M.
More