Takim Romantik në Epokën ModerneShembull
Pse të Dalësh në Takime Romantike?
Të dalësh në takime është e vështirë, sepse është e rrezikshme. Ndonjëherë mund të duket sikur po luan në një fushë të minuar. Kjo mund të të bëjë që të pyesësh veten, pse të marrësh mundimin të rrezikosh dhimbjen e pashmangshme. Përgjigja është sepse thellë brenda nesh, ka një nevojë dhe dëshirë të thellë, për tu lidhur me një person tjetër. Ne duam të dashurojmë dhe të provojmë dashurinë në kthim. Shumica e njerëzve në planet dëshirojnë të martohen. Prandaj, jemi të gatshëm të rrezikojmë dramën e takimeve, për të marrë si shpërblim një marrëdhënie intime afatgjatë.
Në këtë lexim, nuk do të flas për mënyrën se si mund të kesh një takim, sepse realiteti është se çdokush mund të ketë një takim. Nëse i vendos standardet e tua mjaft të ulta, mund të martohesh sonte! Të gjesh dikë për t’u shoqëruar është e lehtë. Por të gjesh personin e duhur në mënyrën e duhurnuk është. Kështu që, pyetja bëhet si mund të arrish këtë. Si mund të shoqërohesh me dikë, në mënyrë që të rrisësh aspektet pozitive e të dalurit në takime romantike me njerëzit, ndërsa ulë mundësinë e dhimbjes? Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet të bësh një hap mbrapa dhe të pyesësh për diçka edhe më thelbësore: Cili është qëllimi i takimeve?
Bibla nuk thotë asgjë për takimet, por ka shumë për të thënë për vlerësimin e njerëzve. Unë do të pohoja se takimet romantike, janë procesi ynë modern i vlerësimit. Takimet janë për të kuptuar, nëse dëshiron të kalosh jetën me një person të caktuar. Pyetja e parë kritike ku të çon ky vlerësim është, se cilat cilësi duhet të kërkosh tek një person tjetër.
Si një person beqar, ti dëshiron t’i besosh përgjegjësitë e tua Zotit. Të përkushtohesh ndaj tij. Të përdorësh talentet, aftësitë, kohën dhe ndikimin tënd, për të qenë një bekim për të gjithë njerëzit që janë krijuar në imazhin e tij. Ndërsa e ndjek atë, do të ketë gjithashtu të gjitha llojet e njerëzve që vrapojnë përreth, por në të gjitha drejtimet e ndryshme. Përfundimisht, do ngresh kokën lart dhe do të shohësh njerëz që e ndjekin atë, së bashku me ty. Ndërsa je duke vrapuar, do të fillosh të flasësh me disa prej tyre. Do t'i kontrollosh ata.
Ajo çfarë po kërkon është karakter dhetërheqje kimike. Ti dëshiron dikë me karakter, që ndjek me pasion Zotin dhe gjërat e Zotit. Pastaj dëshiron të kërkosh për dikë, me të cilin ke tërheqje emocionale dhe psikologjike. Ti dëshiron dikë me të cilin të pëlqen të shoqërohesh, të bisedosh dhe me të cilin shkon mirë. Ti dëshiron karakter të fortë, të perëndishëm dhe argëtues, tërheqje kimike të lehtë.
Të dalësh në takime nuk ka të bëjë me ndjekjen e një personi tjetër, në mënyrë që të gjesh kuptimin dhe përmbushjen tënde, tek ai ose ajo. Kjo është një peshë shumë e madhe për t'i dhënë çdo qenie njerëzore. Dhe kjo nuk është mënyra sesi je ndërtuar. Ti nuk je gjysma e një personi, që pret gjysmën tjetër të një personi, që të të "plotësojë". Ti je i plotë dhe i dashur nga Zoti si një person i vetëm—jo i paplotë.
Pra, qëllimi i takimeve nuk është të gjesh plotësimin si një individ, por të gjesh një person me karakter të shkëlqyeshëm dhe me të cilin ke një tërheqje emocionale dhe psikologjike të shkëlqyeshme, në mënyrë që të mund të shkoni drejt së ardhmes, që Zoti ka për të dy ju. Kur del në takime me një person tjetër, qëllimi është të rriteni së bashku, në mënyrë që të inkurajoni, sfidoni dhe formoni njëri-tjetrin. Në këtë proces, do të duhet të përshtatesh, të ndryshosh dhe të sakrifikosh. Nuk do të jetë gjithmonë e lehtë, ose do të duket si përshkrimet romantike, që sheh në filmat e Hollivudit. Por mund të jesh i sigurt se udhëtimi do t'ia vlejë.
Ky është qëllimi i takimeve romantike. Ky është vizioni që synon në martesë. Dhe është vërtet një udhëtim i mahnitshëm!
Përgjigju
Si je lënduar në marrëdhëniet e takimeve? Çfarë ke mësuar nga ato përvoja?
Cila është arsyeja e dëshirës tënde për të dalë me dikë në takim? A janë të shëndetshme arsyet e tua? Pse ose pse jo?
Çfarë mund të të ndihmojë të vlerësosh një person, si një partner të mundshëm? Çfarë shpresash ke për të ardhmen, ndërsa merr në konsideratë të dalësh me dikë?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Takim romantik. . . a të përcjell kjo fjalë ankth apo pritje të gëzuar në zemrën tënde? Me gjithë lidhjet teknologjike, duket se kjo i ka bërë takimet më të komplikuara, pështjelluese dhe zhgënjyese se kurrë më parë. Në këtë plan leximi 7-ditor bazuar në të qënit Beqar. Duke Dalë në Takim. I Fejuar. I Martuar. Ben Stuart do të të ndihmojë të shohësh se Zoti ka një qëllim për këtë sezon në jetën tënde, dhe ofron parime udhëzuese për të të ndihmuar të përcaktosh se kë dhe si të dalësh në takime. Ben është pastori i Passion City Church, Washington, DC, dhe ish-drejtori ekzekutiv i Shërbesës Breakaway, një studim javor i Biblës ndiqet nga mijëra studentë kolegji në kampusin e Texas A&M.
More