Lutemi në çdo kohë!Shembull
Lutemi Për Të Gjithë!
Ja si tha Pali tek 1 Timoteut 2:1-4 "Të bëj thirrje, pra, para së gjithash, që të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë njerëzit, për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder. Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t'ia arrijnë njohjes të së vërtetës."
Le të lutemi për këdo, për të gjithë. Sepse Perëndia i do të gjithë, Ai i njeh me emër dhe vdiq në kryq për të gjithë. Jezusi fton çdo njeri ta njohë dhe ta pranojë Atë. Pali thotë: "lutuni për të gjithë njerëzit", te vargjet më lart.
Bibla flet te Luka 15, për gjërat e humbura, delja e humbur, monedha e humbur. Dhe personit që i ka humbur delja ose monedha, ai/ajo kërkon gjithë vendin derisa e gjeti. Dhe ashtu si ky person kërkon gjënë e humbur dhe gëzohet kur e gjen, ne jemi ky personi që shkon pas një të humburi që ta gjejë dhe ta sjellë te Perëndia.
1 Timoteut 2, pasazhi më lart Pali thotë: "Perëndia dëshiron që të gjithë të shpëtohen." Edhe ata që e shajnë dhe tallen me Të edhe ata që janë afer Tij dhe e nderojnë Atë. Pjesa jonë kjo është sipas Shkrimit; të lutemi dhe të shkojmë tek dikush për t’ia thënë lajmin e mirë.
Ja disa persona që janë lutur dhe kanë ndërmjetësuar për të tjerët:
- Jezusi vetë u lut për njerëzit. Ai erdhi bëri mrekulli dhe shërime, Perëndia i mishëruar, por ama para se te vdiste në kryq u lut për ne, dhe na la modelin, si të lutemi dhe ndërmjetësojmë për të tjerët. (Gjoni 17)
- Abrahami u lut, këmbënguli për të humburit në Sodomë dhe Gomorë. (Zanafilla 18)
- Moisiu u lut, ndërhyri për Izraelitët. (Eksodi 32)
Duke parë këto modele sesi të tjerët janë lutur dhe kanë ndërmejetësuar që Perëndia të ndërhynte dhe të bënte diçka, le të lutemi ne për njerëzit në botën tonë, ata që na rrethojnë dhe që nuk e njohin Jezusin.
1-Që sytë e tyre “të happen”. Të kuptojnë nevojën për Perëndinë në jetën e tyre.
2-Që dikush do iu thotë diçka, do lexojnë diçka, do shohin diçka, do takojnë dikë që do t’ju flasë për Jezusin dhe dashurinë e Perëndisë.
3-Që do e pranojnë Jezusin në jetën e tyre.
Lutja hap rrugë aty ku duket se s’ka rrugë. Tirana ka 1 milion banorë, Shqipëria ka gati 3 milion banorë, Shqiptaria ka mbi 10 milion, po ne le të mendojmë për 1 person, për 1 që kemi afër, që e njeh dhe e do shumë.
A lutemi që tani?
Atë, lutem tani për atë personin që më solle në mëndje. Lutem që do t'i zbulohesh atij/asaj, lutem që do të çosh dikë tek ai/ajo dhe ata do e hapin zemrën dhe do të besojnë ty. Nëse jam unë ai që duhet të shkojë për të folur me të, më përdor mua që sot. Në emrin Jezus lutem dhe besoj. Amen!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Lutja hap rrugë aty ku duket se s’ka rrugë. Uroj që ky plan pesë ditor do të të ndihmojë të lutesh më shumë dhe më shpesh.
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al/