Lutemi në çdo kohë!Shembull
Lutemi për Generatën Z—Brezi Më i Veçantë
Është brezi që ka lindur në vitet 1997 deri 2012. Janë në moshën 12 deri 27 vjeç. Të rinjtë e sotëm janë brez i trazuar dhe i çoroditur sepse kanë ndodhur shumë shumë gjëra në kohën e tyre. Kanë teknologjinë nëpër duar por ama ata që e kanë njohur Zotin kanë shumë pasion për Të. Duan ta ndajnë lajmin e mirë me shokët e tyre.
Brezi para tyre thonë :"ta dini ju, sa kemi vujtuar ne" . Por ky brez ka kaluar shumë furtuna në një kohë të shkurtër. Është brezi që nuk janë mësuar me qetësi sepse gjithmonë kanë parë diçka të ndodhë. Disa nga ata kanë lindur mes plumbave të 1997-tës, tranzicione, lufta e Kosovës, ekonomia me shumë kolpo, efekti i universitetit që shitnin diploma i preku, emigrimi, gripi pulave, ebola, covidi, terrorizmi në nivele të larta, tërmete, përmbytje, lufta në Ukrainë, Izrael, niveli më i lartë i zhgënjimit në Shqipëri. Kanë vështirësi të krijojnë shoqëri të ngushtë për shumë kohë sepse atë që ke shok sot, nesër e shikon që poston story nga Gjermania, Italia, Anglia. Shumica e të larguarve nga Shqipëria i përkasin këtij brezi. Pa llogaritur shëndetin mendor që është bërë tema "kryesore" dhe ata po i navigojnë njëra pas tjetrës të gjitha këto furtuna.
Por ama, le të besojmë që Perëndia i ka sjellë në jetë në këto kohë dhe janë aty për të bërë vullnetin e Tij, kanë lindur për një kohë si kjo. Jo thjesht për të mbijetuar por për të shkëlqyer dhe stuhitë që kalojnë po i bëjnë ata super lidera. Kanë lindur për të drejtuar, për të çarë stuhitë me Zotin dhe për t'u çuar që të ndajnë lajmin e mirë, siç thotë vargu 1 Gjonit 2:12 "Etër, ju shkruaj sepse ju e keni njohur atë që është që nga fillimi. Të rinj, ju shkruaj sepse e mundët të ligun."
Le të lutemi që do ta mundin të ligun, do ta nderojnë emrin e Zotit dhe do të sjellin shokët e tyre tek Ai. Le të lutemi specifikisht për tre gjëra:
1-Urgjenca e lajmit të mirë. Të kenë pasion për të ndarë ungjillin dhe ta kuptojë që SOT është koha për këtë gjë.
2-Rrjedhshmëri. Ta njohin lajmin e mirë, ta njohin Shkrimin që t’ju vijë shumë natyrshëm për ta ndarë atë.
3-Strategji. Të kenë një model sesi ta ndajnë lajmin e mirë në mënyrë shumë praktike. Siç është "The Four", me katër simbole: Zemra, Pjestimi, Kryqi dhe Pikëpyetja. Që nënkuptojnë: Perëndia të do, mëkatin na ka ndarë nga Ai, kryqi na bashkon dhe ri-ndërton marrdhënien tonë me Të, pikëpyetja është sfida për ta pyetur moshatarin, po ti çfarë do të bësh?
Është brezi që duan të kenë një mbret, një kauzë dhe shokë si skuadër. Porosia e madhe i plotëson të treja gjërat që do ky brez. "Mbreti = Jezusi", "Kauza = Shkoni dhe ndani lajmin e mirë". "Shoku = Unë do të jem me ju deri në fund", tha Jezusi.
Le të lutemi për këtë super brez që janë kaq të veçantë, kaq enërgjikë, kaq të zotë, kaq të pajisur për të arritur brezin e tyre me lajmin e mirë. A do e ndalosh ritmin e ditës për t'u lutur tani një moment për ta?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Lutja hap rrugë aty ku duket se s’ka rrugë. Uroj që ky plan pesë ditor do të të ndihmojë të lutesh më shumë dhe më shpesh.
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al/