Lutemi në çdo kohë!Shembull
Lutemi Për Ringjallje Frymërore!
Ringjallje frymërore do të thotë që njerëzit të duan vetë të dinë për Perëndinë, të duan vetë që ta njohin Atë. Fryma e Shenjtë të lëvizë aq fort saqë njerëzit do të duan ta njohin, ta pranojnë Jezusin, t’i japin jetën Atij. Siç thuhet te Veprat 2:17 "Dhe në ditët e fundit do të ndodhë, thotë Perëndia, që unë do të përhap nga Fryma ime mbi çdo mish; dhe bijtë tuaj e bijat tuaja do të profetizojnë, të rinjtë tuaj do të shohin vegime dhe të moshuarit tuaj do të shohin ëndrra."
Dhe direkt pasi tha këto gjëra, të shtyrë nga kjo Frymë, Pjetri dhe Gjoni filluan të bënin gjëra.
Filluan duke ndarë lajmin e mirë, 3 mijë njerëz besuan. U kujdesën për njerëzit në nevojë. Një ditë takuan një person që nuk ecte, ai iu kërkoi para por ata i thanë: "para s’kemi por atë që e kemi do ta japim, të kërkojmë që të çohesh në këmbë në emrin Jezus" dhe ai u hodh, u ngrit me vrull dhe u shërua.
Kemi nevojë për këtë lloj manifestimi të fuqishëm të Frymës. Pooo, prania e Zotit mbush qiellin dhe tokën, por le të kërkojmë diçka të fuqishme si Moisiu. Kur Moisiu po çonte popullin e Izraelit drejt tokës së premtuar, i kërkoi Perëndisë, ji me ne, po nuk qëndrove Ti me ne, më mirë të mos nisemi. Këtë unë nuk e kuptoj, po ti? Prania e Zotit mbush qiejtë dhe tokën, si të jetë me ta, kur Ai ishte gjithëmonë me ta? Por Perëndia i tha: "sigurisht që do të jem". Ditën, ata e shikonin praninë e Zotit në kolonë reje, natën me kolonë zjarri. Prania e Perëndisë u duk shumë e qartë dhe i orientonte; kur reja levizte ata lëviznin, kur reja ndalonte ata pushonin.
Le të lutemi për një demonstrim të fuqishëm të Perëndisë, le të trazohet ky vend dhe të ketë ringjallje frymërore. Le të predikohet lajmi i mirë, le të kujdesemi për njëri- tjetrin, për nevojat e njerëzve përreth. Le të jetë e gjallë dhe shumë e dukshme prania e Frymë së Shenjtë me shenja e mrekulli si atëherë. Sepse kemi të njëjtin Zot, dje, sot dhe përjetë, le të kërkojmë për ringjallje të fuqishme në gjithë Tiranën tonë, Shqipërinë tonë, Shqiptarinë tonë.
A do e ndalosh vrullin e ditës dhe do të lutesh tani për këtë gjë?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Lutja hap rrugë aty ku duket se s’ka rrugë. Uroj që ky plan pesë ditor do të të ndihmojë të lutesh më shumë dhe më shpesh.
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al/