Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Lutemi në çdo kohë!Shembull

Lutemi në çdo kohë!

DITA 1 NGA 5

Lutemi Për Më Shumë Ungjilltarë!

Lutemi për sa më shumë ungjilltarë që do ta ndajnë lajmin e mirë këtë verë. Ja si thuhet te 2 Timoteut 4:5 "Por ti rri syçelë në çdo gjë, duro vuajtjet, kryeje punën e ungjilltarit, përmbushe plotësisht shërbesën tënde."

Kryeje punën e ungjilltarit dhe shiko, nuk është vetëm për Timoteun, por për çdo besimtar, ti je ungjilltar. Pasi e ke marrë lajmin e mirë, është përgjegjësia jote për ta ndarë atë me dikë tjetër.

Imagjino sikur çdo lagje, çdo fshat, çdo komunitet të ketë një ose disa ungjilltarë që e ndajnë lajmin e mirë aty ku janë. Të gjithë e kemi thirrjen, nxitjen nga Perëndia për të qenë ungilltar. Dhe për ty që di sesi ta ndash lajmin e mirë po sikur të trajnosh, udhëzosh dikë, ta ndihmosh një person që edhe ai/ajo të dijë si ta ndajë lajmin e mirë si ty, sa më thjesht dhe sa më kollaj?

Le të Lutemi që Perëndia do të mbyshë plot me Frymën e Shenjtë çdo ungjilltar dhe që ata do të jenë guximtarë. Sepse disa herë themi: "po unë nuk di shumë, nuk kam pajisjet e duhura, nuk kam materialet e duhura" , ajo që duhet është të shkojnë me fuqinë e Frymës së Shenjtë dhe të ndajnë atë që dinë dhe të lutemi për dikë dhe t’ia lënë rezultatin Perëndisë. Ai, Fryma e Shenjtë i bind njerëzit për mëkat, është puna e Tij. Puna jonë është t’iu themi atyre.

Lutemi edhe për ungjilltarët që janë të heshtur dhe të fshehur dhe nuk po ndihen, që Fryma e Shenjtë do i trazojë dhe do të lëvizin, do të bëjnë diçka për të fituar një më shumë për Jezusin këtë verë. Tashmë Tirana ka rreth 100 kisha ungjillore bashkë me fshatrat. Nëse themi një numër mesatar, sikur secila nga këto kisha të ketë 30-40 veta i bie që janë 3.000-4.000 persona që e kanë marrë lajmin e mirë, domethënë janë 3.000-4.000 ungjilltarë të mundshëm për të ndarë lajmin e mirë me dikë tek puna, shkolla, familja, kafja e lagjes apo kudo që ndodhen.

Dua ta mbyll me këtë varg:

Romakëve 1:16 "Në fakt unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson, më parë judeun e pastaj grekun."

Fuqia e Perëndisë fillon të veprojë tek një person kur ai/ajo dëgjon lajmin e mirë dhe zgjedh t'i besojë Jezusit. Por, si do ta dëgjojë nëse askush nuk ia thotë?

A lutemi bashkë?

O Atë, në emrin Jezus lutem dhe kërkoj, së pari të falenderoj që e solle lajmin e mirë tek unë. Së dyti, a do t'më mbushësh plot me Frymën e Shenjtë dhe do t'më nxitësh të ndaj lajmin e mire me dikë që sot?Ktheje, në emrin Jezus lutem, ktheje çdo besimtar në ungjilltar që të ndajë lajmin e mirë me dikë që sot. Na mbush me dëshmi o Atë, që të dëgjojmë sesi dhjetra, qindra, mijëra kanë marrë guximin dhe po ndajnë lajmin e mirë me dikë. Amen!

Dita 2

Rreth këtij plani

Lutemi në çdo kohë!

Lutja hap rrugë aty ku duket se s’ka rrugë. Uroj që ky plan pesë ditor do të të ndihmojë të lutesh më shumë dhe më shpesh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al/