Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 73 NGA 99

Perëndia i të gjallëve

Vite më parë kisha një makinë blu. Mund të them se: “Isha zotëruesi/pronari i një makine blu”. Sot, kam një makinë gri, ndaj, “Jam zotëruesi/pronari i një makine gri”.

Në këtë pasazh lexojmë që Perëndia i tha Moisut: “Unë jam Perëndia (Zotëruesi) i Abrahamit, Isakut dhe Jakobit”. Por, kur Perëndia ia tha këtë Moisut, ata tre njerëz tashmë kishin qenë të vdekur për një kohë shumë të gjatë. Ndaj, kjo do të thotë që, edhe pas vdekjes, shpirti i një personi jeton, mbetet i gjallë. Në të ardhmen, trupi dhe shpirti i tyre do të ribashkohen në ditën e ringjalljes. Me këtë shembull, Zoti Jezus tregoi që saducenjtë ishin krejtësisht të gabuar teksa mësonin që nuk ka ringjallje për trupat e vdekur.

Një ditë, edhe ju do të vdisni. Mund të jeni të rinj a të moshuar, por nuk mund ta shmagni vdekjen. Trupi juaj do të qëndrojë këtu në varr për ca kohë. Sidoqoftë, shpirti juaj do të shkojë diku tjetër – ose në shtëpinë e Perëndisë (në parajsë), ose në burgun e Perëndisë (në ferr). Ku do të shkoni?

Nëse dikush është në burg, kjo është sepse ka kryer një krim. Kështu është edhe me ferrin. Nëse shkoni atje, do të jetë për shkak të mëkateve tuaja. Por, nëse shkoni në shtëpinë e Perëndisë në qiell, do të jetë vetëm për shkak të hirit të Tij. Hiri i Tij nuk është diçka që e meritojmë; është dhurata falas e Perëndisë. Por sërish, Perëndisë i kushtoi shumë kjo dhuratë falas. Zoti Jezus ishte “çmimi”. Në mënyrë që t’u japë mëkatarëve një shtëpi bashkë me Atë në qiell, Perëndia dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin, përmes ferrit.

Perëndia është Perëndia i të gjallëve! Ai është gjithashtu Perëndia i jetës. Ne kemi nevojë që Ai ta ngjallë shpirtin tonë nga të vdekurit, në mënyrë që të jemi të gjallë. Ne duhet të lindim sërish. Perëndia përdor Fjalën dhe Frymën e Tij për ta bërë këtë gjë. Prandaj, ndërsa e lexoni dhe dëgjoni Fjalën, lutuni që Perëndia t’ju bekojë ju personalisht me këtë jetë të re.

Shkrimet e Shenjta

Dita 72Dita 74

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al