Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 78 NGA 99

Vuajtjet përpara

Nuk është e lehtë të jesh një ndjekës i Zotit. Ndjekësit e tij kanë qenë dhe do të jenë të urryer nga shumë njerëz. Zoti i paralajmëroi dishepujt e Tij për këtë; në fakt, shumë prej tyre u vranë më vonë, ngaqë i përkisnin Zotit Jezus. Sot, ka shumë të krishterë që janë në burg, vetëm ngaqë janë të krishterë. Ata vuajnë për shkak se e duan Zotin. Çfarë bëjnë të krishterët që i shtyn të tjerët të kenë antipati, t’i urrejnë ose dhe t’i vrasin ata? Së pari, kjo ndodh sepse të krishterët rrëfejnë që Jezusi është Mbreti i tyre. Njerëzve mëkatarë nuk u pëlqen ta pranojnë Zotin si Mbret. Meqë të krishterët ua kujtojnë këtë gjë, ata përpiqen t’i heqin qafe.

Së dyti, ata nuk i pëlqejnë mësimet e Perëndisë në Bibël. Mesazhi i Perëndisë nuk është ngushëllues ndaj atyre që jetojnë një jetë në mosbindje. Të dëgjojmë që një ditë duhet të takojmë Gjykatësin tonë të shenjtë dhe të drejtë nuk është gjë qetësuese, ndërsa kemi qenë duke thyer ligjet e Tij të shenjta. Kështu që, nganjëherë të ligjtë mendojnë se është më mirë që t’i ndalojnë të krishterët së mësuari të vërtetat e Perëndisë.

Së treti, bota gjithashtu i përndjek të krishterët për shkak të veprave të tyre të mira dhe të dashura. Kur të krishterët tregojnë dashuri ndaj të tjerëve, kjo mund t’i bëjë njerëzit të ndihen fajtorë, mbase sepse ata nuk kanë dashuri të atillë, dhe e dinë që duhet ta kenë. Me fjalë të tjera, të krishterët mund të shkaktojnë dhimbje, duke bërë të mirën. Ata mund ta bëjnë të flasë “zërin e vogël” të ndërgjegjes në mendjen e të paperëndishmëve. Ajo ndjenjë është ndjenjë e parehatshme, ndaj shpesh njerëzit e paperëndishëm duan t’i heqin qafe ata që u kujtojnë të keqen e tyre. Duke e bërë këtë gjë, ata mendojnë që do të ndihen më mirë.

Le të lutemi për njerëzit e humbur që i përndjekin të krishterët. Ata nuk e njohin Zotin, dhe prandaj, nuk e dinë sa i mirë është Ai. Mëkatet e tyre po i verbojnë dhe ata po sjellin një gjykim të ashpër mbi veten. Sidoqoftë, Perëndia mund t’i shpëtojë edhe ata. Ai mund të përdorë fjalët e dashurisë ose qëndrimin e durueshëm të popullit të Tij në mes të vuajtjeve, për të prekur zemrat e përndjekësve të tyre.

Le të kujtohemi gjithashtu të lutemi për të krishterët e përndjekur. Ata mund të jenë duke vuajtur në vetmi, dhimbje, burgosje ose varfëri ekstreme. Mbase janë gati për të hequr dorë dhe për t’u dorëzuar. Vuajtjet e tyre mund të jenë aq të rënda, saqë nuk dinë si të vazhdojnë. Zoti Jezus tha: “Lum ju kur do t’ju përndjekin, për ... shkakun Tim. Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej”. Le t’i kërkojmë Zotit që t’i ngushëllojë ata me premtimet e Tij: Ai nuk do t’i braktisë dhe as nuk do t’i lërë kurrë, dhe do t’i forcojë në besim.

Shkrimet e Shenjta

Dita 77Dita 79

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al