Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 79 NGA 99

Fjala e Zotit është e vërtetë

Çdo gjë që Zoti Jezus tha në lidhje me Jerusalemin ka ndodhur. Edhe fjalët që Danieli pati folur qindra vite më parë, u realizuan. Një perandor romak, Kaligula (Caligula), u përpoq të vendoste një statujë të vetvetes në altarin e tempullit të Perëndisë. Pas kësaj, judenjtë e ligj bënë gjëra shumë vulgare në tempull. Më në fund, ushtarët romakë e rrethuan dhe e pushtuan Jerusalemin, dhe i tërë tempulli u shkatërrua dhe u dogj. Rreth një milion judenj vdiqën gjatë kësaj kohe. Shumë prej tyre u kryqëzuan! Romakët bënë aq shumë kryqe, saqë nuk kishin mbetur më pemë rreth qytetit. Prandaj Zoti Jezus i paralajmëroi të zgjedhurit e Tij të largoheshin. Ata nuk duhet të qëndronin në Jerusalem; në fakt, për shkak se të zgjedhurit e Tij iu bindën paralajmërimeve të Tij, të gjithë u larguan në vend të sigurt përpara se ky shkatërrim të ndodhte.

Sa i tmerrshëm është zemërimi i Perëndisë ndaj mëkatit! Duke e refuzuar Zotin Jezus, populli i Izraelit e ofendoi thellësisht Perëndinë Atë! Perëndia kishte dërguar Birin e Tij tek armiqtë dhe rebeluesit, e kishte dërguar me mesazhin e shpëtimit të Tij! Ai nuk e kishte dërguar Zotin në këtë botë që t’i dënonte mëkatarët, por që t’i shpëtonte ata (edhe pse bota e meritonte dënimin)!

Edhe ju e keni dëgjuar mesazhin. Çfarë mendoni që po ju thotë Perëndia? Ai ju thërret t’i afroheni dhe t’i bindeni Atij, duke e besuar mesazhin e Tij. Ai na paralajmëron, për shkak se na do dhe nuk gjen kënaqësi në shkatërrimin tonë. Por Ai gjithashtu na paralajmëron përmes shembullit të Jerusalemit. Nëse e shpërfillim Atë dhe e refuzojmë dashurinë e Tij, mund të presim vetëm zemërimin e Tij. Vini re çfarë i ndodhi Jerusalemit – ishte si të përjetoje ferrin në tokë!

Mos u bëni të pamend! Mos prisni deri kur të mos ketë më kohë! Mos u vononi deri sa të vijë ajo kohë që ju e gjykoni si koha më e mirë për të kërkuar Zotin. Sot është koha më e mirë për ta kërkuar Zotin, sepse pas së sotmes, mund të mos ketë kohë tjetër.

Shkrimet e Shenjta

Dita 78Dita 80

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al