Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëmShembull
Çliruar për të qenë pjesë e familjes së Perëndisë
Arsyeja pse kemi nevojë për një çmim, që të paguhet për ne, është për shkak se e kemi shitur veten në mëkat dhe jemi larguar prej një Perëndie të shenjtë. Kur Jezusi e dha jetën e Vet si çmim, padronët tanë të skllavërisë: mëkati, vdekja dhe djalli, u detyruan të hiqnin dorë nga pretendimet e tyre mbi ne. Rezultati ishte se ne mund të birësoheshim në familjen e Perëndisë.
Pali e shprehu kështu te Galatasve 4:4-5: “Por, kur erdhi plotësimi i kohës, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të vënë nën ligj, që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë.” Me fjalë të tjera, shpengimi, apo çmimi na çliron që të jemi pjesë e familjes së Perëndisë. Ne ishim larguar dhe e kishim shitur veten në skllavëri. Ndaj Perëndia pagoi një çmim dhe na shpengoi nga skllavëria, dhe na futi në shtëpinë e Atit.
Për ta bërë këtë gjë, Biri i Perëndisë duhej të bëhej njeri, në mënyrë që të mund të vuante dhe të vdiste në vendin tonë, për ta paguar çmimin. Ky është kuptimi i Krishtlindjes. Hebrenjve 2:14 thotë kështu: “Sepse, duke qenë se bijtë kanë të përbashkët mishin dhe gjakun, po ashtu edhe ai u bë pjesëtar në po ato gjëra, që të shkatërronte, me anë të vdekjes atë, që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin.”
Me fjalë të tjera, arsyeja pse Krishti mori mbi Vete natyrën tonë të plotë njerëzore, ishte që Ai të mund të vdiste dhe duke vdekur të paguante një çmim dhe kështu të na çlironte prej fuqisë së vdekjes. Ai vdiq që të na çlironte, në mënyrë që të përfshiheshim në familjen e Tij. Çmimi, në fund të fundit, ka të bëjë me marrëdhënien tuaj me Perëndinë, si Ati juaj i mëshirshëm.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Gëzimi që Jezusi po sillte në botë ishte si asnjë gëzim tjetër në histori. Sapo ta kemi marrë këtë gëzim, asgjë nuk mundet ta shkatërrojë...Veçoni kohë dhe qetësi për veten tuaj këtë stinë Krishtlindjeje dhe kërkoni për këtë përjetim.
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë IGNIS Ministry Albania për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/tematika/agimi-i-gezimit/