Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëmShembull

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëm

DITA 1 NGA 25

 Misioni i kërkim-shpëtimit

Fjala Advent do të thotë ‘ardhje’. Gjatë kësaj periudhe të vitit, fokusohemi te kuptimi i ardhjes së Birit të Perëndisë në botë. Fryma e kremtimit tonë duhet të jetë fryma në të cilën Ai erdhi. Fryma e ardhjes së Tij përmblidhet te Luka 19:10: “Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur.”

Ardhja e Jezusit ishte një mision kërkim-shpëtimi: “Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur.”

Prandaj, Adventi është një stinë për të menduar rreth misionit të Perëndisë, për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e humbur prej zemërimit që po vjen. Perëndia e ringjalli prej së vdekurish “Jezusin, që na shpëton nga zemërim që po vjen” (1 e Thesalonikasve 1:10). 

Kjo është një stinë për të çmuar dhe adhuruar këtë karakteristikë të Perëndisë, që Ai është një Perëndi i cili kërkon dhe shpëton, që Ai është një Perëndi në një mision, një Perëndi i cili nuk është i largët, pasiv apo i pavendosur. 

Ai nuk është kurrë në gjendje mirëmbajtjeje, apo duke u endur kuturu. Ai dërgon, gjurmon, kërkon, shpëton. Ky është kuptimi i Adventit! 

Libri i Veprave është një kremtim i kësaj zemre të Perëndisë, Atij që vepron për të kërkuar dhe shpëtuar të humburit. Është tregimi i ardhjes së vazhdueshme të Jezusit në gjithnjë e më tepër popuj të botës. 

Libri i Veprave është historia se si kisha e hershme i kuptoi fjalët: “Sikurse më ka dërguar mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju” (Gjoni 20:21). Është historia se si ardhja vertikale e Perëndisë në misionin e Jezusit kthehet në ardhjen horizontale të Jezusit në misionin e kishës. Në ne!

Jezusi erdhi në botë në Adventin e parë dhe çdo Advent qysh atëherë është një kujtim për ardhjen e Tij të vazhdueshme, në gjithnjë e më tepër jetë njerëzish. Në fakt, adventi është adventi ynë; ardhja jonë, hyrja jonë në jetët e atyre përreth nesh dhe në popujt e botës.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëm

Gëzimi që Jezusi po sillte në botë ishte si asnjë gëzim tjetër në histori. Sapo ta kemi marrë këtë gëzim, asgjë nuk mundet ta shkatërrojë...Veçoni kohë dhe qetësi për veten tuaj këtë stinë Krishtlindjeje dhe kërkoni për këtë përjetim.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë IGNIS Ministry Albania për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/tematika/agimi-i-gezimit/