Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëmShembull

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëm

DITA 4 NGA 25

 Për çfarë bën fjalë Adventi?

Krishtlindja ka të bëjë me ardhjen e Krishtit në botë. Ka të bëjë me Birin e Perëndisë, i cili ekzistonte që nga përjetësia me Atin si “shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij”. Ai mori një natyrë njerëzore dhe u bë njeri (Hebrenjve 1:3).

Krishtlindja ka të bëjë me lindjen e virgjër të një foshnje të ngjizur në mënyrë të mrekullueshme prej Frymës së Shenjtë dhe Ai është Biri i Perëndisë, jo në atë mënyrë se si ti dhe unë jemi bij të Perëndisë, por në një mënyrë krejtësisht unike (Luka 1:35). 

Ka të bëjë me ardhjen e një njeriu të quajtur Jezus në të cilin “...banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë” (Kolosianëve 2:9).

Krishtlindja ka të bëjë me ardhjen e ‘plotësisë së kohës’ që ishte profetizuar nga profetët e lashtë, se një sundimtar do të lindte në Betlehem (Mikea 5:2); se do të lindte një fëmijë, i cili do të quhej Këshilltar i Admirueshëm, Perëndi i Fuqishëm, Atë i Përjetshëm, Princ i Paqes (Isaia 9:5); se do të vinte një Mesi, një i vajosur, një filiz nga dega e Isait, një Bir i Davidit, një Mbret (Isaia 11:1-4, Zakaria 9:9).

Sipas Markut 10:45, Krishtlindja ka të bëjë me ardhjen e Birit të Njeriut, i cili “nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e Tij si shpërblim për shpengimin e shumë vetave”. 

Këto fjalë të këtij vargu, si një pasqyrim i shkurtër i Krishtlindjes, janë ato që shpresoj se Perëndia do t’i ngulitë në mendjen dhe zemrën tënde këtë Advent.

Hape zemrën për të pranuar dhuratën më të mirë që mund të përfytyrosh: Jezusi e dha veten për të vdekur për ty, për të të shërbyer ty gjithë përjetësinë

Pranoje. Largohu nga mëkati dhe mosu mbështet te vetja. Bëhu si fëmijët e vegjël. Besoji Atij. Besoji Atij. Besoji Atij me jetën tënde. 

Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëm

Gëzimi që Jezusi po sillte në botë ishte si asnjë gëzim tjetër në histori. Sapo ta kemi marrë këtë gëzim, asgjë nuk mundet ta shkatërrojë...Veçoni kohë dhe qetësi për veten tuaj këtë stinë Krishtlindjeje dhe kërkoni për këtë përjetim.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë IGNIS Ministry Albania për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/tematika/agimi-i-gezimit/