Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëmShembull

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëm

DITA 8 NGA 25

Perëndisë mund t’i zësh besë

Nga e njëjta pjesë, tani mësojmë se pjesë e bekimit është demonstrimi i besueshmërisë së Perëndisë. 

Pjetri i radhit premtimet. Në vargun 22, ai thotë se Moisiu e parashikoi ardhjen e një profeti si ai. Në vargun 24, ai thotë se të gjithë profetët, nga Samueli e në vazhdim, i shpallën këto ditë—ditët e Jezusit. Në vargun 25, thotë se Perëndia i bëri një premtim Abrahamit për këto ditë. Ideja është që kur të vijë Jezusi, Ai do të konfirmojë të vërtetën e gjithë këtyre premtimeve. Ai tregon se Perëndia është i besueshëm; Ai e mban fjalën.

Ja se si e shpreh Pali këtë gjë te Romakëve 15:8: “Por them se Jezu Krishti u bë shërbenjës i të rrethprerëve [domethënë hebrenjve] për të vërtetën e Perëndisë, për të vërtetuar premtimet e dhëna etërve.” 

Pra, e shpallur në mënyrën më të qartë: Krishti erdhi për të vërtetuar se Perëndia thotë të vërtetën, se Perëndia i mban premtimet e Tij. 

Krishtlindja do të thotë se Perëndisë mund t’i zësh besë.

Kjo është pjesë e bekimit që Ai sjell dhe ua ofron në këtë stinë Adventi. Është bekim, për shkak se atje ku Perëndia harrohet, jeta morale dhe frymërore shpërbëhet. Themeli i jetës morale është besnikëria e Perëndisë. 

Një shoqëri që harron vendin qendror të besnikërisë absolute të Perëndisë, harron themelin e së vërtetës, themelin e moralit dhe themelin e bukurisë.

Krishtlindja është ritheksimi i themelit të gjithë të vërtetës, mirësisë dhe bukurisë, për shkak se Krishtlindje do të thotë: Perëndia është i besueshëm.

Besnikëria e Perëndisë është e pandryshueshmja në një univers ndryshimesh. Besnikëria e Perëndisë është absolutja e palëkundshme. Nëse harrojmë besnikërinë e Perëndisë, kemi ngelur pa spirancë, timoni na është prishur, bashi është thyer dhe anija e jetës (politike, shoqërore, arsimore, shkencore dhe familjare) thjesht ka mbetur në mëshirën e shtrëngatave të dëshirave njerëzore.

Prandaj po e them me gjithë zemrën time: demonstrimi i besnikërisë së Perëndisë është një bekim i madh. Ua jepni këtë bekim fëmijëve tuaj. I thoni brezit të ri herë pas here: Perëndia është besnik; Perëndia e mban fjalën; Perëndia nuk gënjen; Perëndisë mund t’i zëmë besë. Ky është një prej bekimeve të Adventit. 

Pranojeni këtë si një dhuratë të mrekullueshme për Krishtlindje dhe jepjani sa më shumë njerëzve që të keni mundësi.


Shkrimet e Shenjta

Dita 7Dita 9

Rreth këtij plani

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëm

Gëzimi që Jezusi po sillte në botë ishte si asnjë gëzim tjetër në histori. Sapo ta kemi marrë këtë gëzim, asgjë nuk mundet ta shkatërrojë...Veçoni kohë dhe qetësi për veten tuaj këtë stinë Krishtlindjeje dhe kërkoni për këtë përjetim.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë IGNIS Ministry Albania për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/tematika/agimi-i-gezimit/