Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëmShembull

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëm

DITA 10 NGA 25

Çfarë erdhi të shkatërrojë Krishtlindja

Ardhja e Birit të përjetshëm të Perëndisë në botë si Perëndia njeri, ardhja e Jezu Krishtit, është fakt historik. Megjithatë, mijëra njerëz thonë se e besojnë këtë fakt dhe pastaj jetojnë njësoj si gjithë të tjerët. Ata kanë të njëjtat ankthe se gjërat e mira do të humbasin, kanë të njëjtat zhgënjime se gjërat e vështira nuk mund të ndryshohen. 

Me sa duket, nuk ka shumë fuqi për të dhënë përgjigje të drejta rreth fakteve historike nëpër sondazhet fetare.

Kjo ndodh për shkak se ardhja e Birit të Perëndisë në botë është shumë më tepër sesa një fakt historik. Ky ishte një mesazh shprese i dërguar nga Perëndia tek adoleshentët, te prindërit e vetëm, te bashkëshortët e irrituar dhe te bashkëshortet e zymta, te gratë mbi peshë dhe te burrat e pafuqishëm, te fqinjët me aftësi të kufizuara, te njerëzit me tërheqje ndaj së njëjtës gjini, te predikuesit dhe te të dashuruarit; te ju.

Përderisa Biri i Perëndisë jetoi, vdiq, u ringjall, mbretëron dhe po vjen sërish, mesazhi i Perëndisë përmes Tij është shumë më tepër sesa thjesht një fakt historik. Ai është një dhuratë Krishtlindjeje për ju nga zëri i Perëndisë së gjallë.

Kështu thotë Zoti: “Kuptimi i Krishtlindjes është se ajo që është e mirë dhe e çmuar në jetën tuaj, nuk ka pse të humbasë kurrë, ajo që është mëkat dhe e padëshirueshme në jetën tuaj, mund të ndryshohet. Frika se ato pak gjëra të mira që ju bëjnë të lumtur, po iu rrëshqasin nga duart dhe se zhgënjimet që gjërat e këqija, të cilat i urreni te vetja apo te situatat tuaja, nuk mund të ndryshohen—këto janë frikërat dhe zhgënjimet që Krishtlindja erdhi që t’i shkatërrojë. 

Mesazhi i shpresës nga Perëndia këtë Advent është se ajo që është e mirë, nuk ka pse të humbasë kurrë dhe ajo që është e keqe, mund të ndryshohet. Djalli përpiqet të heqë të mirën dhe të sjellë të ligën. Jezusi erdhi të shkatërrojë veprat e djallit.


Shkrimet e Shenjta

Dita 9Dita 11

Rreth këtij plani

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëm

Gëzimi që Jezusi po sillte në botë ishte si asnjë gëzim tjetër në histori. Sapo ta kemi marrë këtë gëzim, asgjë nuk mundet ta shkatërrojë...Veçoni kohë dhe qetësi për veten tuaj këtë stinë Krishtlindjeje dhe kërkoni për këtë përjetim.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë IGNIS Ministry Albania për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/tematika/agimi-i-gezimit/