Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëmShembull

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëm

DITA 18 NGA 25

Të zhgënjyer butësisht dhe në mënyrë të hirshme

Historia e kthimit në besim të Martin Luterit, ilustron një çështje. Gati sa s`e kishte vrarë rrufeja dhe i bëri një betim Perëndisë se do të bëhej murg. E megjithatë, si murg, ai ishte krejtësisht i paaftë të gjente paqe me Perëndinë. Martin Luteri e kërkoi Perëndinë në çdo mënyrë, ashtu si e mësonte kisha e asaj kohe—me vepra të mira, përmes meritave të shenjtorëve, në procesin e rrëfimit dhe faljes, përmes shkallës së misticizmit. Përveç këtyre gjërave, ai u caktua profesor në universitet, për të studiuar dhe dhënë mësim Biblën. 

Dëgjoni se si e përshkroi Luteri më vonë zbulimin e tij. Si ishte përgatitur ai për të parë dhe pranuar Krishtin për atë që është në të vërtetë?

Dëshiroja shumë të kuptoja letrën e Palit drejtuar romakëve dhe asgjë nuk më pengonte përveç shprehjes: “drejtësia e Perëndisë”, për shkak se e kuptoja si atë drejtësi me të cilën Perëndia është i drejtë dhe me të drejtë e ndëshkon të padrejtin. Situata ime ishte e tillë, edhe pse isha një murg i patëmetë, gjendesha para Perëndisë si mëkatar me ndërgjegje të shqetësuar, nuk kisha siguri që meritat e mia do ta qetësonin Atë. Prandaj, nuk e doja një Perëndi të drejtë dhe të zemëruar, por përkundrazi e urreja dhe murmuritja kundër Tij. Megjithatë, qëndrova pranë Palit të dashur dhe kisha një dëshirë të madhe të dija se çfarë donte të thoshte ai. 

Natë e ditë meditoja, derisa e dallova lidhjen mes drejtësisë së Perëndisë dhe deklaratës që “i drejti do të jetojë përmes besimit”. Atëherë e kuptova se drejtësia e Perëndisë është ajo drejtësi përmes së cilës, nëpërmjet hirit dhe mëshirës së Tij të plotë, Perëndia na shfajëson me anë të besimit. Në atë moment, ndjeva që u linda sërish dhe sikur eca përmes portave të hapura në parajsë.


Në manastir, Luterit nuk i kishte mbetur më asgjë për të dhënë nga vetja. Kish gjetur dëshpërimin nga shpëtimi që fitohej nga vetë ai, por me hirin e Perëndisë, ai nuk hoqi dorë prej dëshirës dhe shpresës së tij. Ai e ktheu vëmendjen tek ai vend ku shpresonte të gjente ndihmë, te Bibla. Ai tha: “Kisha shumë dëshirë që të kuptoja.” Dhe tha sërish: “Kisha një dëshirë të zjarrtë.” për të ditur kuptimin. Pastaj tha: “Natë e ditë meditoja.”

Me fjalë të tjera, Perëndia e përgatiti Luterin të shihte kuptimin e vërtetë të Krishtit dhe ta pranonte këtë fakt, duke trazuar një dëshirë të thellë dhe të fuqishme në zemrën e tij për ngushëllimin dhe shpengimin, që mund të vinte vetëm prej Krishtit.

Perëndia e bën këtë vazhdimisht. Ai mund të jetë duke e bërë për ju këtë stinë Adventi; duke ju zhgënjyer me butësi dhe në mënyrë të hirshme përmes jetës që nuk ka Krishtin në qendër, duke ju mbushur me dëshira dhe ëndje, të cilat s’mund ta gjejnë përmbushjen e tyre në atë që ju ofron kjo botë, por vetëm në Perëndinë-njeri.

Kjo mund të jetë një dhurate fantastike për Krishtlindje! Lërini të gjitha mundimet tuaja e kësaj bote t`ju çojnë te Fjala e Perëndisë. Ajo ka për të qenë e ëmbël, sikur të jeni duke hyrë në parajsë.


Shkrimet e Shenjta

Dita 17Dita 19

Rreth këtij plani

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëm

Gëzimi që Jezusi po sillte në botë ishte si asnjë gëzim tjetër në histori. Sapo ta kemi marrë këtë gëzim, asgjë nuk mundet ta shkatërrojë...Veçoni kohë dhe qetësi për veten tuaj këtë stinë Krishtlindjeje dhe kërkoni për këtë përjetim.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë IGNIS Ministry Albania për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/tematika/agimi-i-gezimit/