Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëmShembull

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëm

DITA 19 NGA 25

Dhurata të cilën s’mund ta blini dot

Perëndia nuk dëshiron që t’i shërbejmë në ndonjë mënyrë, e cila nënkupton se ne jemi duke plotësuar nevojat e Tij, duke e mbështetur Atë apo duke i ofruar diçka, të cilën Ai tashmë nuk e zotëron sipas të drejtës së Tij. “Ose kush i dha atij më parë, që të ketë për të marrë shpagim?” (Romakëve 11:35). “Po të kisha uri, nuk do ta thosha; sepse bota dhe sa ajo përmban janë të miat” (Psalmi 50:12).

Prandaj, ne thjesht nuk mund të negociojmë me Perëndinë. Nuk kemi asgjë me vlerë që tashmë nuk është e Tij. Ne nuk mund t’i shërbejmë Atij. Makina e Tij nuk prishet kurrë, nuk i mbaron kurrë karburanti dhe nuk bëhet kurrë pis. Ai nuk lodhet kurrë. Nuk bie kurrë në depresion. Nuk ngec kurrë në trafik dhe të mos shkojë dot atje ku dëshiron të shkojë. Ai nuk ndihet kurrë i vetmuar. Atë nuk e merr kurrë uria.

Me fjalë të tjera, nëse dëshironi atë që Jezusi ka për t’ju dhënë, këtë gjë nuk mund ta blini dot. Nuk mund ta shkëmbeni me diçka tjetër e nuk mund të punoni dot për ta fituar. Ai tashmë zotëron paratë tuaja dhe gjithçka tjetër që keni. Kur ju punoni, kjo ndodh vetëm për shkak se Ai ju ka dhënë frymë, jetë dhe gjithçka. Gjithë sa mund të bëjmë është t’i nënshtrohemi ofertës së Tij spektakolare për të qenë shërbëtori ynë.

Ky nënshtrim quhet besim; gatishmëria për ta lejuar Atë të jetë Perëndi. Besojini Atij që të jetë Furnizuesi, Forcuesi, Këshilluesi, Udhëzuesi dhe Shpëtuesi. Të kënaqemi me këtë gjë, me gjithë sa Perëndia është për ne në Jezusin. Ky është besimi! Të kesh këtë besim do të thotë të jesh i krishterë. 

Kuptimi i Krishtlindjes është ky: Perëndia pafundësisht i vetëmjaftueshëm nuk erdhi që ta ndihmojmë, por që të kënaqemi në Të.


Shkrimet e Shenjta

Dita 18Dita 20

Rreth këtij plani

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëm

Gëzimi që Jezusi po sillte në botë ishte si asnjë gëzim tjetër në histori. Sapo ta kemi marrë këtë gëzim, asgjë nuk mundet ta shkatërrojë...Veçoni kohë dhe qetësi për veten tuaj këtë stinë Krishtlindjeje dhe kërkoni për këtë përjetim.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë IGNIS Ministry Albania për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/tematika/agimi-i-gezimit/