Jeto me Frymën e Shenjtë: Devocionale me John PiperShembull
Fryma e Shenjtë Ngre Trupat Tanë
Dhe në qoftë se Fryma i atij që ringjalli Krishtin prej së vdekurish banon në ju, ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t’u japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me anë të Frymës së tij që banon në ju.- Romakëve 8:11
Zoti është i shqetësuar thellësisht me trupin tënd. Nëse ai nuk do të ishte, ai do ta linte të kalbej në varr dhe do të të thoshte largim të mbarë. Por ai nuk e thotë kurrë këtë. Jo, Perëndia të krijoi me një trup dhe të krijoi për lavdinë e tij.
Prandaj, ai do të ringjallë dhe do t'i japë jetë trupit tënd të vdekshëm përmes Frymës së tij, pa marrë parasysh sa i dërrmuar, i deformuar, i dobësuar, ose i mbytur nga sëmundjet, dhe ai do ta bëjë atë kaq të fortë, kaq të shëndetshëm, kaq të bukur, sa kur ta shoh, do të them: "Ti je si qielli i gjerë blu në një ditë të ndritshme vere. Ti je si shkëlqimi i një milion yjeve, kundër natës së zezë të hapësirës. Shkëlqimi yt është si dielli; po, tek ti shoh madhështinë e lavdisë së Jezu Krishtit që të krijoi, të çliroi, të rriti dhe të lavdëroi me lavdinë e tij në shekuj të shekujve. "
Ku mund të gjejë fuqi një person për të vazhduar në një jetë me dashuri, kur ka shumë pak shpërblime tokësore? Ku e ka bashkëshorti apo bashkëshortja, forcën emocionale për të vazhduar të japin, kur nuk ka dhënie reciproke? Ku e ka forcën një burrë apo grua, që do të dëshironte të martohej të jetë i kënaqur për shtatëdhjetë vjet beqari? Ku e gjeti Jezusi forcën për të duruar kryqin dhe përçmuar turpin (Hebrenjve 12: 2)?
Për gëzimin e vendosur para nesh në ringjalljen, ne durojmë gjithçka për Krishtin. Jezusi nuk premtoi se bindja ndaj tij, do të shpërblehej nga njerëzit në këtë jetë. Gëzimi ynë buron nga shpresa e palëkundur e Romakëve 8:11, jo nga rrethanat zhvendosëse të jetës sonë. "Dhe në qoftë se Fryma i atij që ringjalli Krishtin prej së vdekurish banon në ju, ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t’u japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë, me anë të Frymës së tij që banon në ju".
Nëse vërtet beson se Zoti është për ty dhe jo kundër teje, dhe se ai do t'i japë jetë trupit tënd të vdekshëm, përmes Frymës së tij që banon në ty, dhe se nga çfarëdo të mire do të heqësh dorë në këtë jetë, do të paguhet njëqindfish në ringjalljen e të drejtit (Marku 10: 28-30) dhe se do të shkëlqesh si dielli në mbretërinë e Atit tënd, atëherë ke një rezervuar force të pashtershëm, për të vazhduar të bësh të mirën që të ka thirrur Zoti, pavarësisht nëse dikush e vlerëson atë apo jo.
Mëso më shumë: http://www.desiringgod.org/messages/the-spirit-will-give-life-to-your-mortal-bodies
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
7 Lexime Devocionale nga John Piper mbi Shpirtin e Shenjtë
More