Jeto me Frymën e Shenjtë: Devocionale me John PiperShembull
Fryma e Shenjtë Na Mbush me Gëzim
Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit, duke e shfyrtësuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta. Prandaj mos u bëni të pakujdesshëm, por kuptoni cili është vullneti i Zotit. Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë. - Efesianëve 5:15-18
Pse i drejtohen njerëzit alkoolit? Për një orë të lumtur. Të gjithë duam të jemi të lumtur, por ekziston një problem: "Ditët janë të mbrapshta" (v.16).
Ku kthehesh kur ditët janë të mbrapshta, kur je i frikësuar ose i shkurajuar ose i dëshpëruar ose i shqetësuar? Pali na lutet: «Mos u kthe tek alkooli; kthehu tek Fryma e Shenjtë. Çdo gjë me vlerë që mund të të sjellë alkooli, Zoti Fryma e Shenjtë, mund të sjellë më shumë. "
Ka njerëz që nuk mund të fillojnë të fishkëllejnë një melodi të lumtur ose të këndojnë një këngë në punë, sepse janë kaq të tensionuar dhe të shqetësuar për jetën. Por më vonë në mbrëmje në tavernë, me disa pije nën brez, ata mund t’i hedhin krahët rreth njëri-tjetrit dhe të këndojnë dhe të qeshin.
Të gjithë ne dëshirojmë të jemi të lirë nga ankthi ose përgjegjësia, të papërmbajtur, dhe të lumtur. Dhe tragjedia në rritje e ditëve tona, si në ditët e Palit, është se një numër në rritje njerëzish (madje edhe të krishterë), besojnë se mënyra e vetme që ata mund të gjejnë këtë liri fëmijërore, është duke e droguar veten me alkool. Një sjellje e tillë çnderon Perëndinë, dhe kështu Pali thotë: Ekziston një mënyrë më e mirë për të përballuar ditët e mbrapshta - mbushuni me Frymën dhe do të njihni gëzim të pashoq, që këndon dhe krijon melodi për Perëndinë.
Pra, çfarë do të thotë të jesh i mbushur me Frymën e Shenjtë?
Fryma që na mbush, është Fryma e gëzimit që rrjedh gjithnjë midis Perëndisë At dhe Perëndisë Bir, për shkak të kënaqësisë që kanë tek njëri-tjetri. Prandaj, të jesh i mbushur me Frymën, do të thotë të kapesh në gëzimin që rrjedh midis Trinitetit të Shenjtë dhe të duash Atin dhe Birin, me të njëjtën dashuri me të cilën ata e duan njëri-tjetrin.
Shtegu që Fryma e Shenjtë shkurton, përmes xhunglës së anktheve tona drejt shndërritjes së gëzimit, është rruga e besimit. Sipas Palit, mënyra për t'u mbushur me Frymën, është duke besuar se Zoti i shpresës mbretëron me të vërtetë - që asnjë harabel nuk bie për tokë pa dashjen e tij (Mateu 10:29) - dhe se ai drejton botën për ty dhe për të gjithë ata që i besojnë fjalës së tij. Duke besuar atë, do të mbushesh me Frymën e Shenjtë dhe me gëzim.
Mëso më shumë: http://www.desiringgod.org/messages/be-filled-with-the-spirit
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
7 Lexime Devocionale nga John Piper mbi Shpirtin e Shenjtë
More