Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Jeto me Frymën e Shenjtë: Devocionale me John PiperShembull

Live By The Spirit: Devotions With John Piper

DITA 2 NGA 7

Fryma e Shenjtë na Drejton



Herë pas here Shkrimet e Shenjta na ndihmojnë të nxjerrim kuptimin nga enigmat e jetës: martesa të dështuara, fëmijë rebelë, varësi nga droga, kombe ndërluftuese, kthimi i gjetheve në pranverë, dëshirat e pangopura të zemrave tona, frika nga vdekja, ardhja në jetë e fëmijëve, universaliteti i lavdërimit dhe fajit, përhapja e krenarisë, dhe admirimi i vetëmohimit.



Bibla konfirmon origjinën e saj hyjnore përsëri dhe përsëri, pasi i jep kuptim përvojës sonë në botën reale dhe tregon rrugën drejt harmonisë. Shpresoj, pra, që një nga doktrinat që ne e vlerësojmë mjaft për të vdekur (dhe për të jetuar!), është që Fryma e Shenjtë është autorja hyjnore e të gjithë Shkrimit.



Ah sikur, të kishim gjithë ditën të flisnim për implikimet e mrekullueshme të kësaj doktrine! Fryma e Shenjtë e përjetshëme, Fryma e dashurisë dhe kënaqësisë midis Atit dhe Birit, është autorja e Shkrimit të Shenjtë.




  • Prandaj, është e vërtetë (Psalmi 119:142) dhe plotësisht e besueshme (Hebrenjve 6:18).

  • Është e fuqishme, duke e realizuar qëllimin e saj në zemrat tona (1 Thesalonikasve 2:13) dhe duke mos u kthyer bosh tek Ai që e dërgoi atë (Isaia 55: 10–11).

  • Është e pastër, si argjendi i rafinuar në furrë shtatë herë (Psalmi 12: 6).

  • Është shenjtëruese (Gjoni 17:17).

  • Ajo jep jetë (Psalmi 119: 37, 50, 93, 107; Gjoni 6:63; Mateu 4: 4).

  • Të bën të ditur (Psalmi 19:7; 119: 99–100).

  • Jep gëzim (Psalmi 19: 8; 119: 16, 92, 111, 143, 174) dhe premton shpërblim të madh (Psalmi 19:11).

  • I jep forcë të dobëtit (Psalmi 119: 28) dhe ngushëllim të dëshpëruarit (Psalmi 119: 76) dhe udhëzim për të hutuarit (Psalmi 119: 105) dhe shpëtim për të humburit (Psalmi 119: 155; 2 Timoteut 3:15).



Urtësia e Zotit në Shkrime është e pashtershme. Nëse kjo doktrinë është e vërtetë, atëherë pasojat janë aq të thella dhe të gjera, saqë çdo pjesë e jetës sonë duhet të preket.



Mëso më shumë: http: //www.desiringgod.org/messages/the-holy-spirit-author- of- scripture


Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Live By The Spirit: Devotions With John Piper

7 Lexime Devocionale nga John Piper mbi Shpirtin e Shenjtë

Dëshirojmë të falenderojmë John Piper dhe Desiring God që bën të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.desiringgod.org/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë