Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Jeto me Frymën e Shenjtë: Devocionale me John PiperShembull

Live By The Spirit: Devotions With John Piper

DITA 3 NGA 7

Fryma e Shenjtë Mund Frikën



Sepse unë do të derdh ujë mbi atë që ka etje dhe rrëke mbi tokën e thatë; do të derdh Frymën time mbi pasardhësit e tu dhe bekimin tim mbi trashëgimtarët e tu. - Isaia 44: 3



A e din pse është më lehtë të jesh i mirë me njerëzit të Premten sesa të Hënën? A nuk është sepse shpresa është si një lumë që derdhet në ne nga një e ardhme e ndritur, që mbush rezervuarin e gëzimit tonë, dhe pastaj vërshon me mirësi ndaj të tjerëve?



Të premten pushimi dhe argëtimi janë fare pranë, kaq afër sa që mund t'i shijojmë. Me shpresë ne e shijojmë fuqinë e fundjavës që do të vijë. Rezervuari i vogël i gëzimit tonë fillon të mbushet. Dhe nëse fundjava duket mjaft e ndritshme, rezervuari ynë i gëzimit do të mbushet plot dhe do të fillojë të derdhet.



Kjo derdhje gëzimi mbi njerëzit e tjerë quhet dashuri. Kështu që ti je gjithmonë më i sjellshëm me njerëzit, kur ndihesh i lumtur për të ardhmen tënde. Shpresa të mbush me gëzim dhe gëzimi derdhet në buzëqeshje dhe fjalë të mira dhe vepra të dobishme. Ndodh para pushimeve, para ditëlindjeve, para Krishtlindjeve dhe për shumicën e njerëzve të Premten.



Kur jemi të zhytur me Frymën, ne jemi të zhytur me sigurinë se të Hënat bëhen në parajsë ashtu si të Premtet. Çfarëdo që duket e frikshme nesër, nuk është domosdoshmërisht e frikshme nëse je i mbushur me Frymën. Marrëdhëniet në shtëpi mund të jenë të tensionuara, shëndeti mund të përkeqësohet, shefi mund të jetë duke planifikuar pushimin tënd, e nesërmja mund të sjellë një konfrontim shumë kërcënues - çfarëdo që po të shqetëson për nesër, hap zemrën tënde për derdhjen e Frymës së Zotit; shiko tek fjala e tij e premtimit dhe ai do të të mbushë me shpresë dhe do të mposhtë frikën tënde.



Kur Fryma e Shenjtë derdhet, jo vetëm që frika largohet, por dëshirat plotësohen. Etja e shpirtit për Zotin shuhet - ose të paktën ne shijojmë kënaqësinë e mjaftueshme tek Ai, për të ditur se ku ta kalojmë pjesën tjetër të jetës sonë duke pirë.



E ardhmja jonë mund të duket e zymtë për dy arsye: njëra është perspektiva që mjerimi po vjen; tjetra është perspektiva se lumturia nuk po vjen. Dhe a nuk është ezauruar praktikisht e gjithë puna e zemrës njerëzore nga këto dy gjëra: të kesh frikë të ardhmen e mjerueshme dhe të kesh etje për lumturinë e ardhshme? Nëse është kështu, atëherë premtimi i Isaias është pikërisht ai që na duhet: kur Fryma e Shenjtë derdhet në zemrën tonë, frika largohet dhe etja shuhet. Të nxis, pra, nëse dëshiron të prekësh Frymën e Zotit në jetën tënde, dedikoju leximit të Fjalës ditë e natë.



Mëso më shumë: http://www.desiringgod.org/messages/a-precious-promise-the-outpouring-of-gods-spirit


Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Live By The Spirit: Devotions With John Piper

7 Lexime Devocionale nga John Piper mbi Shpirtin e Shenjtë

Dëshirojmë të falenderojmë John Piper dhe Desiring God që bën të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.desiringgod.org/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë