Jeto me Frymën e Shenjtë: Devocionale me John PiperShembull
Fryma e Shenjtë Na Bën të Sigurt
Në të...edhe ju...u vulosët me Frymën e Shenjtë të premtimit, i cili është kapari i trashëgimisë tonë, për shpengimin e plotë të zotërimit të blerë, për lëvdim të lavdisë së tij.—Efesianëve 1:13-14
Dëshira e madhe e Zotit për njerëzit e tij, është që ne të ndihemi të sigurt në dashurinë e tij dhe në fuqinë e tij. Çdo gjë tjetër në jetë mund të jetë e paqëndrueshme—shëndeti ynë, familja jonë, puna jonë, arsimi ynë, shoqëria jonë, bota jonë. Në cilindo prej këtyre niveleve, ti mund të ndihesh sikur je në një prag dyzet kate të lart, në një erë të paparashikueshme. Ti e ndjen veten duke humbur ekuilibrin dhe duke rënë, dhe çdo tullë që kap del nga llaçi i saj.
Meqenëse Zoti bën gjithçka për lavdërimin e lavdisë së tij, dhe meqenëse duke besuar Fjalën e tij e zmadhon atë lavdi, Zoti ndërmerr hapa vendimtar, për të siguruar për veten e tij zmadhimin e lavdisë së tij përgjithmonë: ai vulos besimtarin me Frymën e Shenjtë dhe garanton që ne do të vijmë në trashëgiminë tonë, duke lavdëruar lavdinë e tij.
Zoti është angazhuar me aq pasion, për të pasur një popull për zotërimin e tij, që jeton përgjithmonë për lavdërimin e lavdisë së tij, sa që ai nuk do ta lerë fatin tonë të përjetshëm, të varet nga fuqitë tona të lindura të vullnetit ose të bërit. Ai porosit Frymën e tij të Shenjtë, të hyjë në jetën tonë dhe të na bëjë të jemi të sigurt përgjithmonë.
Zoti dërgon Frymën e Shenjtë, si një vulë ruajtëse për të na kyçur në besimin tonë, si një vulë të mirëfilltë për të vërtetuar birësinë tonë, dhe si një vulë mbrojtëse, për të mbajtur larg forcat shkatërruese. Çështja është, që Zoti dëshiron që ne të ndihemi të sigurt, në dashurinë dhe fuqinë e tij.
Tek Efesianëve 1:14, Zoti po thotë, "Dëshira ime e madhe, për ata që besojnë në mua, është që të ndiheni të sigurt në dashurinë time. Unë të kam zgjedhur para themelimit të botës. Unë të kam paracaktuar që të jesh fëmija im përgjithmonë. Unë të kam shpenguar me gjakun e Birit tim. Dhe unë e kam vënë Frymën time në ty, si një vulë dhe një garanci. Prandaj, ti do të marrësh trashëgiminë dhe do të lavdërosh lavdinë e hirit tim, në shekuj të shekujve.
Dhe unë po ta tregoj këtë tek Efesianëve 1, sepse dua që ti të ndihesh i sigurt në dashurinë dhe fuqinë time. Nuk të premtoj një jetë të lehtë. Në fakt, përmes shumë pikëllimeve duhet të hysh në mbretërinë e Perëndisë (Veprat 14:22). Më lejo të ta them përsëri: Unë të kam zgjedhur ty. Unë të kam paracaktuar; Unë të kam shpenguar; Unë të kam vulosur me Frymën time. Trashëgimia jote është e sigurt, sepse unë jam përkushtuar me pasion për të madhëruar lavdinë e hirit tim, në shpëtimin tënd. "
Mëso më shumë: http://www.desiringgod.org/messages/sealed-by-the-spirit-to-the-day-of-redemption
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
7 Lexime Devocionale nga John Piper mbi Shpirtin e Shenjtë
More