Solid Joys ShqipShembull

Çfarë është turpi me vend?
Sepse, kur ishit shërbëtorë të mëkatit, ishit të lirë ndaj drejtësisë. Dhe ç’fryt kishit, pra, atëherë, nga ato gjëra, për të cilat tani keni turp? Sepse fundi i tyre është vdekja. (Romakëve 6:20-21)
Kur sytë e një të krishteri hapen për të parë ligësinë e sjelljes së tij të dikurshme, e cila e çnderonte Perëndinë, i krishteri ndihet me të drejtë i turpëruar. Pali i thotë kishës në Romë: “Kur ishit shërbëtorë të mëkatit... Dhe ç’fryt kishit, pra, atëherë, nga ato gjëra, për të cilat tani keni turp?”
Ekziston një vend i duhur për të hedhur vështrimin pas dhe për të ndier sëmbimin e dhimbjes që dikur jetuam një jetë, e cila e nënçmonte kaq shumë Perëndinë. Sigurisht që nuk duhet të paralizohemi duke u fiksuar pas kësaj. Por një zemër e krishterë, e cila është e ndjeshme, s’mund t’i sjellë në mendje marrëzitë e rinisë dhe të mos e ndiejë jehonën e turpit, edhe nëse gjërat janë sqaruar tashmë me Zotin.
Aty ku turpi është me vend, ai mund të jetë shpengues dhe shumë i shëndetshëm. Pali u tha thesalonikasve: “Dhe në qoftë se dikush nuk i bindet fjalës sonë në këtë letër, shënojeni atë dhe mos u shoqëroni me të, që ai të turpërohet” (2 e Thesalonikasve 3:14). Kjo do të thotë se turpi është një hapi i duhur dhe shpengues për kthimin në besim, dhe madje edhe në pendimin e një besimtari pas një stine mëkati dhe ftohtësie frymërore. Turpi nuk është diçka të cilën duhet ta anashkalojmë me çdo kusht. Ka një vend për këtë lloj turpi në mënyrën si Perëndia i trajton me mirësi njerëzit e Tij.
Mund të dalim në përfundimin që kriteri biblik për turpin e pavend dhe për turpin me vend është një kriter radikal, që ka Perëndinë në qendër.
Kriteri biblik për turpin pavend thotë: “Mos të të vijë turp për diçka që e nderon Perëndinë, pavarësisht sa të dobët, sa të marrë, apo gabim të bën të dukesh në sytë e njerëzve të tjerë. Ose një mënyrë tjetër për ta zbatuar këtë kriter, që ka Perëndinë në qendër për turpin e pavend, është të thuash: mos u ndje i turpëruar, për shkak të një situate vërtet të turpshme, veçse po more pjesë në ligësi.
Kriteri biblik për turpin me vend thotë: “Të të vijë turp kur përfshihesh në çdo gjë që e çnderon Perëndinë, pavarësisht sa të fortë, sa të zgjuar apo të drejtë të bën të ndihesh në sytë e të tjerëve.”
Ne duhet të kemi turp, kur sjellja jonë e çnderon Perëndinë, sepse Ai nuk e aprovon këtë sjellje. Ne nuk duhet të kemi turp, kur sjellja jonë e nderon Perëndinë, edhe kur njerëzit përpiqen të na turpërojnë për shkak të saj.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione