Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Duke Ndjekur PaqenShembull

Pursuing Peace

DITA 7 NGA 7

Në Paqe Me Të Ardhmen

A keni paqe për të ardhmen? Netët pa gjumë, stresi dhe ankthi mund të tregojnë të kundërtën. Shumë zëra kërkojnë vëmendjen tonë. Një zë thotë, "Provoni se jeni një person i mirë." Një zë tjetër thotë, "T’ju vijë turp për veten." Ka gjithashtu një zë që thotë, "Askush nuk kujdeset për ju," dhe një tjetër, "Sigurohu të bëhesh i suksesshëm, i famshëm dhe i fuqishëm."

Por nën të gjitha këto zëra shumë të zhurmshëm, është një zë i qetë, i ulët që thotë, "Ti je i Dashuri im, favori im qëndron mbi ty." Ky është zëri që duhet të dëgjojmë më shumë. Ne duhet ta ndalojmë vendosjen e besimit tonë, në ambiciet tona dhe ta vendosim plotësisht besimin tonë në Perëndinë, duke gjetur paqen, në të ardhmen që Perëndia ka për ne.

Proverb Afrikan:

Një njeri me shumë ambicie nuk mund të flejë në paqe. ~ Proverb Çade

Lutja është gjaku i çdo gjëje që bëjmë. Bashkojuni Tearfund dhe mijëra kishave në mbarë botën, në lutje ndërsa kërkomë paqen dhe shërimin e Perëndisë, në një botë që vuan.

Veproni:

Hartoni planin tuaj pesëvjeçar, me të gjitha gjërat që dëshironi të arrini gjatë kësaj kohe. Pastaj shkruani çfarë keni nevojë nga Perëndia, për të arritur dëshirat tuaja dhe gjërat nga të cilat jeni të gatshëm të hiqni dorë, ose gjërat që mendoni se duhet t'ia ofroni atij.

Shkrimet e Shenjta

Dita 6

Rreth këtij plani

Pursuing Peace

Tearfund kërkon udhëheqjen e Perëndisë se si të jesh një zë aktiv për paqen, për marrëdhënie të restauruara dhe për pajtueshmëri midis komuniteteve përreth botës. Ky studim 7 ditor ka veprime të përditshme për të restauruar marrëdhënien tënde dhe për t'u lutur për botën ku jetojmë, duke përdorur urtësi të pasuruar nga proverbat afrikane, që na ndihmojnë për të zbuluar paqen e vërtetë të Perëndisë.

More

Ne dëshirojmë të falenderojmë Tearfund që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: http://www.tearfund.org/yv