Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Duke Ndjekur PaqenShembull

Pursuing Peace

DITA 6 NGA 7

Në Paqe Me Të Tashmen

Duket si një ndryshim rrënjësor, që të filloni çdo ditë duke pasur në mendje dashurinë, dhembshurinë dhe besnikërinë e Perëndisë. Në ngarkesën e madhe të jetës, është e rëndësishme që të mbrohemi disi, qoftë në fillim apo në fund të ditës, që t’i kërkojmë Perëndisë dhuratën e paqes.

Proverb Afrikane:

Heshtja sjell paqen dhe me paqen vjen siguria. ~ Proverb i Afrikës Lindore

Mateu 5:9 thotë: "Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë."

Bekimi më i madh, pasi ta kemi marrë këtë dhuratë, nuk është ta mbajmë atë për veten, por t’ua ofrojmë atë të tjerëve. Që të jemi dhënës të Paqes, në një botë të dëshpëruar për të. Mund ta bëjmë këtë, edhe duke u lutur për paqen e të tjerëve, për paqe atje ku ka konflikte, për dallim dhe urtësi për udhëheqësit dhe paqeruajtësit, në zonat e konfliktit.

Proverb Afrikane:

Të jesh gjithnjë me nxitim, nuk e shmang vdekjen, as ecja e avashtë nuk e pengon të jetuarit. ~ Proverb Ibo

Në rastin më të mirë, kisha qëndron si një "pikturë e gjallë" dhe dëshmi për punën shëruese, pajtuese dhe restauruese të Krishtit. Platforma aksioniste Tearfund, e quajtur Ritmet, ka shumë aksione që mund t’i vendosni në praktikë, duke jetuar thirrjen për të qenë pajtues në jetën e përditshme.

Veproni:

Vëzhgoni njerëzit në komunitet. Lutuni për të huajt që vëreni, duke ditur se këta njerëz nuk janë të huaj për Perëndinë. Lutuni që ata të përjetojnë dashurinë e Perëndisë dhe të ndihen të rrethuar nga prania e Tij, pavarësisht situatës dhe kaosit, që mund të jenë duke përjetuar.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Pursuing Peace

Tearfund kërkon udhëheqjen e Perëndisë se si të jesh një zë aktiv për paqen, për marrëdhënie të restauruara dhe për pajtueshmëri midis komuniteteve përreth botës. Ky studim 7 ditor ka veprime të përditshme për të restauruar marrëdhënien tënde dhe për t'u lutur për botën ku jetojmë, duke përdorur urtësi të pasuruar nga proverbat afrikane, që na ndihmojnë për të zbuluar paqen e vërtetë të Perëndisë.

More

Ne dëshirojmë të falenderojmë Tearfund që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: http://www.tearfund.org/yv