Duke Ndjekur PaqenShembull
Në paqe me Perëndinë
E jo vetëm kaq, por edhe mburremi në Perëndinë, nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht, me anë të të cilit tani kemi marrë pajtimin. (Romakëve 5:11)
Kërkimi për paqen, është diçka që mund të fillojmë për veten dhe mbi veten tonë. Paqja mund të gjendet në shumë vende. Mund të jetë në spa, palestër apo çfarëdo vendi që ju çlodh, është mirë që të jeni të qëllimshëm, në lidhje me kërkimin e shenjtërores së nevojshme.
Fjala "shenjtërore" vjen nga latinishtja "sanctus" që do të thotë i shenjtë. Në kërkimin tonë për paqe, duhet të jemi të kujdesshëm që të mos harrojmë atë që është e shenjtë.
Marrëdhënia jonë me Perëndinë, është pajtuar nëpërmjet Jezusit. Jezusi na ka sjellë në një marrëdhënie të gjallë me Atin, duke na lejuar të quhemi miq të Perëndisë.
Ashtu si me të gjitha lidhjet kuptimplotë, ne duhet të jemi të ndershëm dhe të prekshëm, që kjo marrëdhënie të thellohet. Shkoni te Perëndia me gjërat që duhet të dorëzoheni, duke kërkuar mirësinë e Tij, që t’ju japë paqe. Kërkoni që Ai të vazhdojë t'ju formojë sipas ngjashmërisë së Krishtit.
Proverb Afrikan
Më tregoni mikun tuaj dhe unë do t'ju tregoj karakterin tuaj.
Bëni një bisedë me një nga miqtë tuaj më të mirë dhe thoni çfarë vlerësoni për miqësinë e tyre. Pas kësaj bisede, reflektoni se si mund të ndërtoni një marrëdhënie të ngjashme me Perëndinë, ashtu si Ai ju ka quajtur një mik.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Tearfund kërkon udhëheqjen e Perëndisë se si të jesh një zë aktiv për paqen, për marrëdhënie të restauruara dhe për pajtueshmëri midis komuniteteve përreth botës. Ky studim 7 ditor ka veprime të përditshme për të restauruar marrëdhënien tënde dhe për t'u lutur për botën ku jetojmë, duke përdorur urtësi të pasuruar nga proverbat afrikane, që na ndihmojnë për të zbuluar paqen e vërtetë të Perëndisë.
More