Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Duke Ndjekur PaqenShembull

Pursuing Peace

DITA 3 NGA 7

Në Paqe Me Të Tjerët

Në disa kisha, ekziston një akt i quajtur shkëmbimi i paqes, i cili simbolizon dashurinë dhe unitetin e Krishterë, që ndahet midis besimtarëve. Kur mësohemi me ndjekjen e traditave, mund të jetë e lehtë të harrojmë kuptimin e tyre të pasur. Një komunitet i fortë është ai që është në paqe, duke mbjellë këtë në jetën e të tjerëve. Me rritjen e individualizmit në shoqëritë tona, muret po duken më të larta për t’u kaluar, siç po ndodh edhe me shfaqjen e dashurisë dhe të paqes, me ata që nuk i njohim.

T’i ofrosh paqe të tjerëve, mund të jetë po aq e thjeshtë sa të vizitosh një fqinj të moshuar, duke i dhënë një gotë ujë, duke ushqyer të varfrit ose duke u kujdesur për një fëmijë. Mund të jetë duke falur dikë që ju ka lënduar, duke folur në favor të të shtypurve, duke bërë dy kilometra kur nuk doni të lëvizni as edhe një centimetër, ose thjesht duke thënë më vjen keq. Këto veprime duhet të rrënjosen në një jetë lutje. Lutja për paqe të vërtetë dhe për ndërtimin e Mbretërisë së Perëndisë në këtë tokë.

Proverba Afrikane:

Kur ka paqe në vend, shefi nuk mban mburojë. ~ Proverb Ugandase

Kur një mbret ka këshilltarë të mirë, sundimi i tij është i qetë. ~ Proverb Ashanti

Tearfund, sheh histori të vërteta të transformimit dhe ndërtimit të paqes. Lexoni një histori të një partneri të Tearfund, i cili ndihmoi të kthejë prapa valën e urrejtjes në një komunitet Nigerian.

Veproni:

A keni nevojë të kërkoni paqe, në marrëdhënien me dikë? Kërkojini të takoheni dhe të shpjegoni arsyen që doni ta bëni këtë. Kërkojini Perëndisë, t'ju tregojë se si të ofroni dashuri dhe falje si të Krishtit.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Pursuing Peace

Tearfund kërkon udhëheqjen e Perëndisë se si të jesh një zë aktiv për paqen, për marrëdhënie të restauruara dhe për pajtueshmëri midis komuniteteve përreth botës. Ky studim 7 ditor ka veprime të përditshme për të restauruar marrëdhënien tënde dhe për t'u lutur për botën ku jetojmë, duke përdorur urtësi të pasuruar nga proverbat afrikane, që na ndihmojnë për të zbuluar paqen e vërtetë të Perëndisë.

More

Ne dëshirojmë të falenderojmë Tearfund që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: http://www.tearfund.org/yv