Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Duke Ndjekur PaqenShembull

Pursuing Peace

DITA 4 NGA 7

Në Paqe Me Veten Tonë

Shpesh beteja më e madhe për paqen, është ajo që ndodh brenda nesh. Ka një histori të një gjyshi i cili i tha nipit të tij, "Ndihem sikur kam dy ujqër, që luftojnë në zemrën time. Njëri ujk është hakmarrës, i zemëruar dhe i dhunshëm. Ujku tjetër është i dashur dhe i dhembshur. Nipi e pyeti: "Cili ujk do të fitojë luftën në zemrën tënde?"

Gjyshi u përgjigj: "Ai të cilin e ushqej më shumë."

. Ne zgjedhim se me çfarë i ushqejmë shpirtrat tanë. Çfarë lloj mendimesh keni për veten tuaj? Jeta jonë e mendimeve, duhet të përballet çdo ditë dhe duhet të jemi të kujdesshëm, se si do të merremi me shqetësimet tona. Shkrimi na nxit të gjejmë paqe me veten, duke i vendosur shqetësimet tona te Perëndia dhe që Ai të ruajë zemrat dhe mendjet tona, edhe kur kjo e tejkalon zgjuarsinë tonë.

Proverba Afrikane:

Lëkura e leopardit është e bukur, por jo zemra e tij. ~ Proverb Baluba

Ekziston një artikull sfidues në uebfaqen e Ritmeve nga Tearfund, që ia vlen të lexohet, që ngre pyetjen nëse identiteti ynë, është i lidhur ngushtë me rrobat që veshim.

Veproni:

Ne shpesh e gjejmë identitetin, në zotërimet dhe të mirat materiale që kemi. Shkoni në dyqanin tuaj të veshjeve të preferuara, jo për të blerë ndonjë gjë, por vetëm për të ecur, duke pasur mundësi të reflektoni për nevojat tuaja. Ofroni një lutje lavdërimi, sepse Perëndia ju vesh me drejtësinë e Tij. Kërkojini Atij t’ju takojë në po atë çast dhe largohuni nga dyqani duarbosh, duke ditur që shkuat për të kërkuar diçka, që vetëm Perëndia mund të ta japë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Pursuing Peace

Tearfund kërkon udhëheqjen e Perëndisë se si të jesh një zë aktiv për paqen, për marrëdhënie të restauruara dhe për pajtueshmëri midis komuniteteve përreth botës. Ky studim 7 ditor ka veprime të përditshme për të restauruar marrëdhënien tënde dhe për t'u lutur për botën ku jetojmë, duke përdorur urtësi të pasuruar nga proverbat afrikane, që na ndihmojnë për të zbuluar paqen e vërtetë të Perëndisë.

More

Ne dëshirojmë të falenderojmë Tearfund që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: http://www.tearfund.org/yv