Jezusi Më DoShembull
Këtë Gjë Di
Ne nuk mund ta fitojmë shpëtimin, duke u përpjekur të jemi njerëz të mirë: “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush” (Efesianëve 2:8-9). Ne besojmë në Jezusin që sjell fuqinë e Perëndisë në jetët tona, e cila sjell shpëtimin: “Në fakt unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson, më parë Judeun e pastaj Grekun” (Romakëve 1:16).
A ke patur një moment të caktuar, për veten tënde, kur ke vendosur t’i besosh Krishtit? Sot do të flasim për vendimin për të shpallur Jezusin si Shpëtimtarin, Mbretin dhe Shpenguesin tënd, dhe gjithashtu për faktin se sa e rëndësishme është, që të jesh i sigurt për këtë zgjedhje. Të marrësh dhuratën e Tij është e thjeshtë, mjafton të deklarosh me gojën tënde që Jezusi është Zot dhe të besosh me gjithë zemrën tënde, se Perëndia e ringjalli Atë prej së vdekurish.
Kjo është një lutje, për t'i zhvendosur këto të vërteta nga koka jote në zemrën tënde, nga faktet që ti di, në besimin që ti zgjedh. Fjalët e kësaj lutjeje nuk janë magjike, por thelbi i kësaj lutjeje, përmban të gjithë fuqinë e universit, nëse kjo lutje bëhet me një zemër të përulur dhe me besim tek Krijuesi yt.
I dashur Jezus,
Unë vij tek Ti, Zoti i Plotfuqishëm dhe e pranoj që jeta ime është e rënë. Unë kam mëkatuar dhe të kam zhgënjyer në shumë mënyra. Jezus, të falenderoj që vdiqe në kryq për mëkatet dhe gabimet e mia. Sot unë të shpall Ty si Zotin dhe Drejtuesin e jetës time. Pendohem dhe heq dorë nga krenaria ime. Unë të besoj me gjithë zemrën time dhe vendos të të ndjek Ty, gjatë gjithë jetës time. Dua të marr dhuratën Tënde të shpëtimit. Perëndi, më ndihmo të jetoj si një krijesë e re. Lutem në Emrin Tënd, duke besuar në veprën tënde Jezus. Amen.
Në momentin që vendos besimin tënd tek Jezusi, diçka e mbinatyrshme ndodh në shpirtin tënd, në jetën tënde dhe në përjetësinë tënde. Zoti të liron nga prangat e mëkatit. Ai ndërton një vend për ty në shtëpinë e Tij dhe të pranon në familjen e Tij. Perëndia është Ati ynë, Ai të do. Gjithashtu do të kesh një familje tjetër, një familje shpirtërore me besimtarë të tjerë, të cilët do të ecin bashkë me ty dhe do të të inkurajojnë, në rrugën drejt parajsës.
A e ke pranuar ftesën e Krishtit, për t'u bërë pjesë e familjes së Tij? Shënoje këtë ditë në kalendar, si ditën kur u sigurove për këtë gjë!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Nëse dikush do të të pyeste, “Çfarë duhet të besoj për të qënë i Krishterë?” çfarë do i përgjigjeshe? Duke përdorur vargjet e thjeshta të këngës së dashur “Jezusi më do, këtë gjë e di, sepse Bibla më thotë kështu”, një gazetar i kthyer në pastor, të ndihmon të kuptosh çfarë të besosh dhe pse. Autori më i shitur John S. Dickerson, shpjegon në mënyrë të qartë dhe me besim, pikat kyçe të besimit të Krishterë dhe ilustron me shëmbuj se pse këto kanë rëndësi.
More