Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jezusi Më DoShembull

Jesus Loves Me

DITA 3 NGA 7

Jezusi—Plotësisht Perëndi dhe Plotësisht Njeri

Jezusi është plotësisht Perëndi:”Në fillim ishte Fjala, dhe Fjala ishte me Perëndinë dhe Fjala ishte Perëndi” (Gjoni 1:1). Jezusi është plotësisht njeri: ”Kini në ju po atë ndjenjë që ishte në Jezu Krishtin, i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë, por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit; dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit” (Filipianëve 2:5-8).

Të drejtësosh bazat e besimit, nuk ka të bëjë shumë me “të qënit të drejtë”, por ka të bëjë me të “qënit të drejtë” me Perëndinë. Ashtu si një pajisje duhet të lidhet me energjinë elektrike, që të punojë si duhet, po kështu ti dhe unë duhet të kuptojmë realitetin e universit ashtu si Zoti e përshkruan.

Herën tjetër që dikush thotë “Kush thua ti se është Jezusi?”, ne mund të përgjigjemi me një të vërtetë të thjeshtë: “Për Jezusin? Po sikur të lemë fjalët që Ai ka thënë, t’i përgjigjen kësaj pyetjeje?” Në fakt Jezusi, e saktësoi këtë gjë duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje, në mënyra dhe me vepra të ndryshme. Njëherë, Jezusi pyeti 12 miqtë e Tij më të afërt, se kush besonin ata se Ai ishte.

E gjithë kjo bisedë mes tyre, është e shkruar tek Ungjilli sipas Lukës, kapitulli 16. Jezusi i pyeti ata, “Po ju? Kush thoni se jam Unë?” (Vargjet 13-15). Dishepujt e dinin se Jezusi kishte deklaruar, se Ai ishte e vetmja rrugë për në parajsë dhe jetën e përjetshme (Gjoni 14:6). Ata gjithashtu e dinin, se Jezusi kishte fuqi të bënte mrekulli. Dhe gjithashtu e dinin se mijëra njerëz në atë kohë, kishin filluar të besonin se Jezusi ishte Perëndi.

Në këtë bisedë të veçantë, është interesant fakti që Jezusi përdor frazën “Biri i Njeriut” për t’iu referuar vetes. Përdorimi nga ana e Jezusit të titullit “Biri i Njeriut”, e thekson faktin që Ai ishte plotësisht njeri. Për një njeri normal, kjo mund të duket si diçka e çuditshme për t'u theksuar—Më shikoni mua, Unë jam njeri. Por nëse ke qënë Perëndi i Lavdishëm përjetësisht në qiell, dhe tani je në planetin Tokë si një njeri, ndoshta me shumë mundësi do të doje të thoje, “Më shikoni mua, Unë jam njeri!” Kjo ishte fraza e preferuar e Jezusit, për t’iu referuar vetes së Tij.

Le t’i rikthehemi pyetjes. Pjetri, dishepulli i Tij përgjigjet menjëherë. Ai e pa në sy Jezusin dhe tha,”Ti je Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë” (Mateu 16:16).


Pse ajo që ne besojmë për Jezusin, duhet të përputhet me shëmbullin që Jezusi përshkruan? Pse duhet ta marrim drejt këtë besim për Jezusin?

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Jesus Loves Me

Nëse dikush do të të pyeste, “Çfarë duhet të besoj për të qënë i Krishterë?” çfarë do i përgjigjeshe? Duke përdorur vargjet e thjeshta të këngës së dashur “Jezusi më do, këtë gjë e di, sepse Bibla më thotë kështu”, një gazetar i kthyer në pastor, të ndihmon të kuptosh çfarë të besosh dhe pse. Autori më i shitur John S. Dickerson, shpjegon në mënyrë të qartë dhe me besim, pikat kyçe të besimit të Krishterë dhe ilustron me shëmbuj se pse këto kanë rëndësi.

More

Dëshirojmë të falenderojmë shtëpinë botuese Baker për këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni: https://bakerbookhouse.com/products/235847

Plane të ngjashme