Jezusi Më DoShembull
Pse duhet ta lexosh këtë?
Jezusi deklaroi, “por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk” (Gjoni 10:10). Jezusi erdhi për t’i dhënë jetë shpirtrave tanë. Ai erdhi të na japë jetë të përjetshme, që ne mund të jemi në parajsë në prani të Perëndisë, pasi të largohemi nga kjo tokë. Ai erdhi që të japë këtë jetë tek të gjithë ata që besojnë dhe pranojnë dhuratën e Tij të shpëtimit.
Kudo që jemi të vdekur në mëkatet tona, Jezusi vjen në botën tonë dhe na jep jetë. Të gjithë njerëzit—të të gjitha besimeve, feve, dhe prejardhjeve—kanë nevojë për marrëdhënien që Jezusi ofron. Me synimin për të na shpëtuar nga mëkati, Perëndia erdhi në një trup njeriu.
Si të Krishterë, ky është Jezusi në të cilin besojmë—jo thjesht një njeri i mirë i quajtur Jezus, ose një ide e quajtur Jezus dhe as një mësues që të frymëzon që quhej Jezus. Ne besojmë, se Jezusi është Perëndia në një trup njerëzor, Mesia i cili vdiq në kryq për mëkatet e botës dhe u ringjall prej së vdekurish.
Ndërsa pjesa më e madhe e të Krishterëve i kuptojnë këto të vërteta, ajo që shpresoj është të të ndihmoj t’i përgjigjesh pyetjes, Çfarë besoj unë si i Krishterë? Ndërsa jetojmë në një botë, ku shumë njerëz e përkufizojnë Krishtërimin si një opinion personal, duhet të kuptojmë që thelbi i besimit të Krishterë, janë të vërtetat e pa ndryshueshme. Ato janë kushtet me të cilat ne marrim Faljen e Jezusit dhe jetën e përjetshme. Këto kushte janë të diktuara nga Perëndia, dhe jo nga njerëzit. Ato nuk ndryshojnë, dhe mund të kuptohen nga gjithsecili prej nesh.
Poshtë çdo ndërtese të fortë, është një themel që nuk duket që mban peshën e të gjithë strukturës. Ky studim ndërton një themel besimi, për besimin e Krishterë. Mjafton të humbasësh një nga këto parime bazë, dhe e gjithë “shtëpia” jote e besimit do të përkulet, madje do të shembet.
Më pozitivisht, vendosi këto mësime thelbësore të krishtera në bazën e besimit tënd dhe do të jesh në gjendje, të shohësh Zotin të ndërtojë një jetë të qëndrueshme dhe të ndërtuar me mjeshtëri. Fjala e Perëndisë i përcakton këto të vërteta. Ky studim do të të ndihmojë të shqyrtosh themelin e asaj, se çfarë beson si i Krishterë—që të kesh mundësi të ndërtosh besim të shkëlqyer. Ne rritemi duke besuar, atë se çfarë Zoti na thotë me anë të Fjalës së Tij dhe më pas duke i'u bindur asaj. Le ta përfundojmë kohën që do kalojmë sëbashku me më shumë dashuri për Krishtin, më të bindur në atë se çfarë besojmë dhe më të fortë për t’iu bindur Zotit tonë të mirë.
Si i përgjigjesh pyetjes, “Çfarë beson ti si i Krishterë?”
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Nëse dikush do të të pyeste, “Çfarë duhet të besoj për të qënë i Krishterë?” çfarë do i përgjigjeshe? Duke përdorur vargjet e thjeshta të këngës së dashur “Jezusi më do, këtë gjë e di, sepse Bibla më thotë kështu”, një gazetar i kthyer në pastor, të ndihmon të kuptosh çfarë të besosh dhe pse. Autori më i shitur John S. Dickerson, shpjegon në mënyrë të qartë dhe me besim, pikat kyçe të besimit të Krishterë dhe ilustron me shëmbuj se pse këto kanë rëndësi.
More