Jezusi Më DoShembull
Cilat janë pikat thelbësore
Pikat thelbësore janë mësimet bazë të Krishtit. Hiq një nga këto parime, dhe i gjithë besimi i Krishterë do të rrëzohet. Këto pika thelbësore kanë rëndësi, sepse nëse humbet një nga këto pika, atëherë humbet fuqinë transformuese të Krishtit. Nëse një kishë humbet një nga këto pika thelbësore, do të humbasë fuqinë shpëtuese të Perëndisë, për të transformuar njerëzit e saj dhe komunitetin.
Fjala e Perëndisë i përcakton këto pika thelbësore—Shkrimi është thelbi i këtij besimi. Synimi ynë është të njohim pikat thelbësore të Krishtërimit, sepse lufta që zhvillohet brenda nesh është reale. Kjo luftë midis së mirës dhe së keqes, bëhet në fushën e ideve—qartësia për bindjet e tua të aftëson të dallosh ide të mira, nga ato që shtrembërojnë ose mashtrojnë. Meqenëse ne fitojmë qasje në fuqinë dhe jetën e Krishtit përmes besimit tonë, besimet tona duhet të jenë të sakta.
Vargu hapës i këngës së mirënjohur, “Jezusi më do,” kap pikat thelbësore të Krishtërimit.
Jezusi / Më / Do / Këtë e di / Sepse Bibla më thotë kështu.
Në thelbin e tij, Krishtërimi është shumë i thjeshtë nëse dimë kuptimin e këtyre fjalëve. Mëndoje kështu:
JEZUSI—Cilat janë gjërat që besoj për Jezusin
Jezusi është plotësisht Perëndi dhe plotësisht njeri, është Mesia.
MË DO—Ajo që unë besoj për dashurinë e Perëndisë, u provua në kryq
Jezusi erdhi në botën tonë me një mision shpëtimi. Ai vdiq në kryq për mëkatet tona dhe u ringjall prej së vdekurish.
MUA--Çfarë besoj për veten time.
Çdo njeri është si i lavdishëm, ashtu edhe i shkatërruar. Ne jemi të krijuar në imazhin e Perëndisë, por gjithashtu të ndotur nga mëkati. Aty ku e keqja na ka shkatërruar, Jezusi mund të na kthejë në një “krijesë të re.”
KËTË E DI—Çfarë besoj se është e vërtetë për shpëtimin tim.
Ne nuk mund të fitojmë shpëtimin, por duhet të përdorim vullnetin tonë, për të pranuar nevojën tonë (të pendohemi), ta njohim Jezusin si Perëndi dhe të besojmë në veprën e Tij në kryq.
SEPSE BIBLA MË THOTË KËSHTU—Çfarë besoj se është standarti i Zotit për jetën time?
Ne zgjedhim Biblën si standartin e pandryshueshëm, për të gjitha ato që bëjmë dhe besojmë, sepse Jezusi është shëmbulli ynë. Ne duhet të lexojmë dhe t’i bindemi Fjalës së Perëndisë, për të kuptuar identitetin që kemi në Krishtin.
Duke punuar me këto pesë fraza hyrëse të vargjeve të këngës, krijojmë një mënyrë të mirë, për të marrë kudo me vete pikat thelbësore të Krishtërimit.
Lutje: Më hap sytë dhe zemrën gjatë këtij udhëtimi. Më ndihmo të përvetësoj të vërtetat e fjalës Tënde. Dua që mendimet e mia të transformohen. Më ndihmo të besoj atë se çfarë Ti dëshiron që unë të besoj. Amen.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Nëse dikush do të të pyeste, “Çfarë duhet të besoj për të qënë i Krishterë?” çfarë do i përgjigjeshe? Duke përdorur vargjet e thjeshta të këngës së dashur “Jezusi më do, këtë gjë e di, sepse Bibla më thotë kështu”, një gazetar i kthyer në pastor, të ndihmon të kuptosh çfarë të besosh dhe pse. Autori më i shitur John S. Dickerson, shpjegon në mënyrë të qartë dhe me besim, pikat kyçe të besimit të Krishterë dhe ilustron me shëmbuj se pse këto kanë rëndësi.
More