Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Vit i Ri, Mëshira të RejaShembull

New Year, New Mercies

DITA 2 NGA 15

Çlodhja jote nuk është të gjesh kuptimin e jetës tënde, por të kesh besim tek Ai që i ka kuptuar të gjitha për të mirën tënde dhe për lavdinë e Tij.

Ishim duke shkuar në qendrën tregtare afër shtëpis me dy djemtë tanë më të vegjël, dhe papritur tre vjeçari bën një pyetje, "Babi, nëse Zoti ka krijuar gjithçka, a ka bërë Ai shtyllat e rrugës me drita?" Dhe mendova se si të gjithë prindërit përballen përsëri e përsëri, me pyetjet e pafundme të “pse-s” që shtrojnë të vegjëlit tanë: "Si mund të arrijmë nga atje ku jemi, atje ku duhet të jemi në këtë bisedë?" ose, "Pse duhet të më bëjë pyetje rreth ‘pse-s‘ gjatë gjithë kohës?"

Qeniet njerëzore kanë një dëshirë të thellë për të njohur dhe kuptuar. Ne e kalojmë pjesën më të madhe të kohës së mendimeve të përditshme, duke u përpjekur të kuptojmë gjërat. Ne nuk jetojmë sipas instinktit. Nuk e lëmë jetën tonë vetëm. Jemi të gjithë teologë. Jemi të gjithë filozofë. Ne jemi të gjithë arkeologë që gërmojmë gërmadhat e jetës sonë, për të provuar të kuptojmë civilizimin, që është historia jonë. Ky frymëzim mendor i krijuar nga Zoti, shoqërohet me dhurata të mrekullueshme dhe misterioze analitike. Kjo shtysë dhe këto dhurata na veçojnë nga pjesa tjetër e krijimit. Ato janë të shenjta, të krijuara nga Zoti për të na tërhequr drejt Tij, në mënyrë që ne ta njohim Atë dhe ta kuptojmë veten në dritën e ekzistencës dhe vullnetit të Tij.

Por mëkati e bën këtë rrezik dhe këto dhurata të rrezikshme. Na tundon të mendojmë se mund t'i gjejmë zemrat tona duke i kuptuar të gjitha. Është "nëse vetëm të mund ta kuptoja këtë ose atë, atëherë unë do të jem i sigurt" mënyrë e të jetuarit. Por nuk funksionon kurrë. Në momentin tënd më të shkëlqyeshëm, do të kesh ende mister në jetën tënde; ndonjëherë edhe mister të dhimbshëm. Të gjithë ne përballemi me gjëra që duket se kanë pak kuptim dhe nuk duket se i shërbejnë ndonjë qëllimi të mirë. Pra, pushimi nuk është gjetur kurrë në përpjekjen për t'i kuptuar të gjitha. Jo, pushimi gjendet në besimin ndaj Atij që i kupton të gjitha dhe i rregullon të gjitha për lavdinë e Tij dhe të mirën tonë.

Pak vargje nga Bibla e tregojnë çlodhjen më mirë se Psalmi 62: 5-7: “Shpirti im, gjej prehje vetëm te Perëndia, sepse shpresa ime vjen nga ai. Vetëm Ai është kështjella ime dhe shpëtimi im; ai është streha ime e lartë; unë nuk do të luaj kurrë. Te Perëndia është shpëtimi im dhe lavdia ime; kështjella ime e fortë dhe streha ime janë te Perëndia.”

Në momentet kur dëshiron të dish atë çfarë nuk mund të dish, mund të gjesh çlodhje. Ka Një që e di. Ai të do dhe rregullon atë që nuk e kupton duke menduar për të mirën tënde.

Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

New Year, New Mercies

Gjatë këtyre 15 ditëve, Paul David Tripp do të kujtojë hirin e Perëndisë ndaj teje - të vërteta që nuk plaken kurrë. Kur "ndryshimi në sjellje" ose aforizmat e mirëqenies nuk janë të mjaftueshme për të të bërë të ri, mëso të besosh në mirësinë e Zotit, të mbështetesh në hirin e Tij dhe të jetosh për lavdinë e Tij çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falenderojmë Crossway që mundësoi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni faqen: https://www.crossway.org/books/new-morning-mercies-hcj/